E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Rames nuk i intereson reforma zgjedhore por karrigia

Duhet tu them qytetareve se pavaresisht nga te gjitha Rama e shprehu se realizoi qellimin e tij dhe ai ishte rrezimi i statusit ka nje opozite qe ka perzgjedhur bllokimin per pengimin e integrimin si te vetmen rruge per te ardhur ne pushtet

Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar demokrat Kryeministri Sali Berisha njekohesisht dhe kryetari i PD-se u shpreh i gatshem per te ftuar opoziten per bashkepunim ne menyre qe te trajtojne ne menyren me serioze problemet e reformave dhe ne radhe te pare ate zgjedhore. Ne i qendrojme propozimit te meparshem dhe ne rast se opozita deshiron qe me ekspertet e saj te propozoje amendamentet dhe ti dergoje ato ne Komisionin e Venecias dhe ne OSBE-OHIR ne i votojme pa kushte se kemi bindjen se ajo qe vjen nga keto institucione eshte brenda standardeve kombetare. Ne rast se zoti Rama kerkon ngritjen e tryezes ku ne i kemi dhene pergjigje me shkrim ne jemi te gatshem te ngreme tryezen ne prani te eksperteve te punojme me konsensus te plote dhe te finalizojme ne nje kohe rekord reformen zgjedhore - u shpreh Berisha. Nderkohe deklaroi se lideri i PS-se Rama deri tani nuk do te punoje per reformen sepse ai propozon nje skeme tjeter pasi vetem reforma zgjedhore atij nuk i intereson. Gjithashtu ai shtoi se e njejta gje vlen edhe per rregulloren e parlamentit por shtoi se rregullorja duhet te jete brenda kritereve nderkombetare. Duhet tu them qytetareve se pavaresisht nga te gjitha zoti Rama e shprehu se realizoi qellimin e tij dhe ai ishte rrezimi i statusit fakti se te gjitha vendet e moren pervec Shqiperise tregon se ka nje opozite qe ka perzgjedhur bllokimin per pengimin e integrimin si te vetmen rruge per te ardhur ne pushtet por une jam i bindur se kjo eshte nje perzgjedhje e gabuar. Nuk ndodh qe ndonje opozite te kete prioritet pengesen e integrimit - vijoi me tej Kryeministri Berisha. Ne vijim deklaroi se komuniteti nderkombetar ka bere perpjekjet me te jashtezakonshme ku ka patur dhe takime per te ndihmuar Shqiperine dhe ka patur takime enkas dhe vetem per te ndihmuar Ramen por rezultati i tyre ishte jo ai per ate qe nderkombetaret punonin. Ndersa u shpreh se Rama per 2 vite kerkoi hapjen e kutive por e vetmja gje qe ndodhi eshte se PS-ja u fut ne kuti sepse harroi te permbushe misionin e vet te opozites te kritikes dhe te kontrollit. Ne perfundim ai ftoi kryesocialistin se ne rast se deshiron reformen zgjedhore duhet te ulen ne kushte pariteti.

Dixhitalizimi

Ne vijim te fjales se tij Kryeministri Berisha u ndal ne buxhetin e qeverise ai deklaroi se Shqiperia do ta prese 100-vjetorin me nje rrjet rrugor qe askush gjate 100 viteve nuk e ka imagjinuar. Kreu i qeverise theksoi se eshte ngjitur ne majat e maleve dhe se fundmi ne majen e Sarisalltikut me nje infrastrukture te papare keshtu qe sic tha ai 100-vetorin e saj Shqiperia do te kete infrastrukture rrugore teresisht te re. Nese ne mandatin qe kaloi shtrime internetin ne cdo shkolle me teknologjine e re po e kalojme nga shkolla ne cdo klase. Do te kete nje transformim te thelle ne sherbime ku Shqiperia do te jete e gjitha dixhitale dhe me moshe dixhitale dhe per kete do te investohet - deklaroi kreu i ekzekutivit. Sakaq ai shtoi se pavaresisht rrethanave te krizes ekonomike ky do te jete buxheti me i madh ne historine e vendit duke thene se nuk do te kete shkurtime te shpenzimeve ne infrastrukture per te realizuar programin qeverises. Kryeministri Berisha theksoi se ne kete buxhet do te jete ne perparesi rritja e rrogave dhe pensioneve ku tha se mazhoranca i qendron kesaj politike me vendosmeri per te investuar dhe per te ruajtur fytyren njerezore te kesaj mazhorance perpara pensionisteve. Serish ai perseriti se do te parashikohet serish rritja e rrogave dhe e pensioneve ne programin e pervitshem. Sipas tij e verteta eshte qe ne menyre konstante po shkohet drejt arritjes se standardeve te vendeve te zhvilluara si per sa i perket investimeve fushes se arsimit ku u ndal ne faktin se buxheti do te mbeshtese te gjitha reformat sociale dhe do ti konsolidoje ato. Me perfundimin e autostrades Levan - Tepelene Gjirokaster - Permet dhe Sarande - Kardhiq Saranda do te behet per me pak ore nga Tirana. Buxheti do te mbeshtese autostraden Tirane-Elbasan boshtin e Jugut Levan -Tepelene dhe By-Pass-in e Fierit - u shpreh Berisha. Me tej ai tha se do te behet masterplani per gjithe zonen bregdetare per te ndertuar nje turizem te ndryshem dhe te larmishem.

Berisha ministres pakistaneze Njihni Kosoven

Kryeministri Sali Berisha priti diten e djeshme ne ambientet e kryeministrise Kryetaren e Asamblese Parlamentare te Pakistanit Fehmida Mirza dhe delegacionin qe e shoqeronte ate. Kryeministri Berisha e vleresoi viziten e Kryetares se Asamblese Parlamentare te Pakistanit Mirza si nje kontribut te madh ne zgjerimin e metejshem te marredhenieve shume te mira politike qe ekzistojne mes dy vendeve dhe qeverive dhe ne forcimin e thellimin e bashkepunimit mes dy vendeve dhe popujve miq. Sipas zyres se shtypit te kryeministrise ne takim u ripohua vendosmeria e te dy vendeve per te zgjeruar bashkepunimin ne fushen e kultures trashegimise kulturore arsimit shkembimeve ekonomiko-tregtare si dhe ne nxitjen e investitoreve pakistaneze per te shfrytezuar potencialet qe ofron Shqiperia. Mirza vleresoi arritjet e medha te Shqiperise gjate kesaj periudhe duke vleresuar rolin e rendesishem te Kryeministrit Berisha ne perparimet qe Shqiperia ka bere gjate ketyre 20 viteve per sa i perket konsolidimit te demokracise zhvillimit me ritme te shpejta te vendit etj. Kryeministri Berisha shfrytezoi rastin per ti kerkuar Kryetares se Asamblese Parlamentare Mirza qe Pakistani te marre ne konsiderate e te shqyrtoje ceshtjen e pavaresise se Kosoves duke e konsideruar njohjen e pavaresise se shtetit me te ri te Evropes si nje kontribut te rendesishem per paqen stabilitetin dhe bashkepunimin ne rajon. Nga ana e saj Kryetarja e Asamblese Parlamentare te Pakistanit siguroi se kjo ceshtje po shqyrtohet me seriozitet dhe se parlamenti do te luaje rol aktiv ne kete drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›