Mblidhet tryeza e opozites

Pritet te mblidhen sot partite e majta pjese e grupimit Opozita e Bashkuar per te diskutuar mbi ceshjet kryesore si reforma zgjedhore apo situata politike aktuale ne vend. Nderkohe nje jave me pare perfaqesuesi i se majtes Prec Zogaj pas takimit informal te kryetareve te partive opozitare paralajmeroi per kete takim. Mesohet se ne takim do te diskutohet per progres raportin e Bashkimit Europian per Shqiperine si edhe pergjegjesite mbi mesazhet e ketij raporti. Madje pritet te diskutohet edhe pakti prej 10 pikash i propozuar nga Edi Rama si edhe reforma zgjedhore. Kjo pike e fundit ka prioritetin e tryezes opozitare per shkak edhe te interesimit qe vete partite e opozites kane per kete ceshtje. Pas disa mungesash ne takimet informale te se majtes eshte rikthyer kreu i PBDNJ Vangjel Dule nderkohe qe javen e pare te fteses i eshte pergjigjur kreu i PSD-se Skender Gjinushi dhe kreu i PSV-se 91 Petro Koci.