Mblidhet sot Grupi i PD per ndryshimet ne Kushtetute
Kryeministri Berisha njekohesisht kreu i PD-se, ka thirrur Grupin parlamentar te kesaj partie ne nje mbledhje urgjente mesditen e sotme. Ne kete mbledhje, pritet te diskutohet ne lidhje me ndryshimet e paraqitura nga deputetet e Partise Demokratike per Kushtetuten dhe amendamentin e paraqitur nga ana e socialisteve per ndryshimet ne Kushtetute per sistemin zgjedhor. Keshtu, ne mbledhjen e sotme jashte radhes, demokratet pritet te dalin me nje qendrim te perbashket ne lidhje me pikat e amendimit te Kushtetutes, qe kane te bejne me zgjedhjen e Presidentit, mocionin e besimit te Kryeministrit, si dhe nenet e tjera te paraqitura tri dite me pare nga ana e deputetes demokrate, Trashani, ne Komisionin e Ligjeve. Ne kete menyre, pas diskutimit te ketyre pikave, PD duhet te dale me nje qendrim te qarte ne lidhje me to. Sot pritet qe PD te heq nga diskutimi edhe piken ne te cilen theksohej se Kryeministri do te firmos dekretet e Presidentit ne menyre qe ato te konsiderohen si ligjore. Nga ana tjeter, sot pritet qe demokratet te diskutojne edhe per amendimet e Kodit Zgjedhor te propozuara nga perfaqesuesit e Partise Socialiste dhe pritet qe Grupi i PD-se te dale me vendimin per t'i miratuar keto ndryshime ne Kodin Zgjedhor, pas diskutimit ne Komisionin e Ligjeve. F.M