E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj: S'duhen ngushtuar kompetencat e Presidentit

Deputeti i Partise Demokratike, Besnik Mustafaji, deklaroi diten e djeshme se nuk ishte e udhes qe kompetencat e Presidentit te pakesoheshin. Keshtu, ne nje prononcim per mediat, deputeti demokrat u shpreh kunder amendimit te ardhur nga deputetet te PD-se ne lidhje me modifikimin e te drejtes se dekretit te Presidentit. Nga ana tjeter, ish-ministri i Jashtem theksoi se ai ishte i qendrimit se Presidenti i Republikes te zgjidhej nga populli nepermjet referendumit. Sipas deputetit demokrat, nuk eshte menyra me e mire per zgjedhjen e Presidentit, ajo e zgjedhjes se tij me gjysmen e votave te deputeteve ne raundin e peste nese raundet e tjera kishin deshtuar. Keto kundershtime te tij ne lidhje me propozimet per amendimin e Kushtetutes ardhur nga deputet te PD-se pritet t'i shfaqe sot ne mbledhjen urgjente te Grupit parlamentar te kesaj partie. Por kunder ketyre amendimeve jane shprehur edhe deputete te tjere te PD-se, te cilet pritet qe te diskutojne per to ne mbledhjen e sotme. Kreu i PD-se, Berisha pritet t'i mbledh deputetet e grupit te tij parlamentar ne lidhje me kete ceshtje perpara se keto mendime te shkojne per diskutim ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. Drafti i ndryshimeve ne Kushtetute i paraqitur per diskutim nga deputetja e PD-se, Arenca Trashani, parashikon qe ne Kushtetute te ndryshojne 8 nene, te cilat lidhen me institucione te rendesishme te vendit sic eshte Presidenca dhe Prokuroria e Pergjithshme. Keto ndryshime kerkojne 93 vota ne Kuvend per miratim, keshtu qe PD duhet te kete konsensusin edhe te forcave te tjera parlamentare per keto ndryshime.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›