E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mbeshtetje PS per ndryshimet ne Kushtetute

Kreu i mazhorances ka shprehur edhe njehere vendosmerine e tij per te miratuar projektin e paraqitur nga ana e socialisteve per ndryshime ne Kushtetute, per sa i perket reformes zgjedhore. Kryeministri Berisha se bashku me deputetet demokrate te Komisionit parlamentar te Ligjeve konkluduan dje, gjate takimit te Kryeministri, se drafti i paraqitur nga opozita ne lidhje me reformen zgjedhore nuk kishte probleme ne permbajtjen e tij dhe se me nje sistem te tille zgjedhor, pra proporcional rajonal do te merrte fund njehere e mire fenomeni i perfolur i "Dushkut". Fenomen, i cili, per dy legjislatura, i ka dhene nje konfiguracion te rreme Kuvendit te Shqiperise dhe per me teper niveli i deputeteve ka ardhur drejt renies. Keshtu perfaqesuesit e PD-se pritet ta miratojne kete draft pa ndryshime ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. Kreu i qeverise mesohet se dje ne takim ka theksuar se do te ishte absurde qe reforma zgjedhore te kryhej pa kompromisin e Partise Socialiste, e cila eshte edhe partia me e madhe e opozites ne vend. Kete qendrim e kane pranuar edhe deputetet e PD-se ne komision, duke theksuar se ishin dakord ne pikat e paraqitura nga PS per amendimin e Kushtetutes, per sistemin zgjedhor, pavaresisht kundershtimit te partive te vogla parlamentare, qe kerkojne sistem gjerman me lista te hapura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›