E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim 50 kontratave te Diverolit

Kompania e tregtise se armeve AEY, me qender ne Majemi, e cila ndodhet ne hetim per shitjen e municionit me defekt Forcave te Armatosura Amerikane, shfaqet si nje kompani me pronar minoritar, qe lidh kontrata miliona dollareshe per armet me qeverine e SHBA-ve. Firma e Efraim Diverolit, eshte shenjuar tashme si shembull i mungeses se menaxhimit mes kontratave te qeverise amerikane dhe bizneseve te vogla me pronar minoritar, te quajtura ndryshe Biznese te Vogla me Dizavantazh, duke u favorizuar.

Senatori Xhon Kerry, kryetar i komitetit te Bizneseve te Vogla dhe Ndermarrjeve, tha se AEY fitoi 50 kontrata me nje vlere 298 milione dollare, per shkak se kjo kompani ishte cilesuar si nje kompani me pronar minoritar. Nuk ka deshmi qe AEY e ka kerkuar kete status, ose ka qene e pershtatshme per ta merituar kete status. Gjyshi i Diverolit eshte italian, dhe italianet nuk bejne pjese ne skemen e bizneseve me dizavantazh. Kerry i ka derguar leter Departamentit te Mbrojtjes, Departamentit te Shtetit dhe Administrates se Bizneseve te Vogla, per t'i pyetur ne lidhje me kete gabim ne klasifikimin e kompanise se Diverolit. "Mungesa e mbikeqyrjes ne programet kontraktuese brenda qeverise ka lejuar kompani si AEY te kene akses ne kontrata prej miliona dollaresh si nje biznes i disavantazhuar", theksoi Kerry ne letren e tij. Administrata e Bizneseve te Vogla ne Uashington eshte shprehur se nuk kishte te dhena se AEY te kishte aplikuar per statusin e biznesit ne dizavantazh (minoritar). Vete kompania AEY nuk ka bere koment ne lidhje me kete ceshtje, dhe avokatet e Diverolit nuk i jane pergjigjur telefonit kur mediat i kane marre per te sqaruar kete ceshtje.

Nga nje veshtrim ne data-base e Prokurimeve Federale, i cili permban informacion ne lidhje me kontratat e qeverise, tregon se AEY eshte identifikuar nga Departamenti i Shtetit per armet ne korrik te 2006-es, si nje biznes ne dizavantazh (minoritar). Ne kete menyre, ajo ka perfituar 33 kontratat e para prej 224 milione $. Por ne te njejten kohe kompania ka marr edhe 19 kontrata te tjera pa qene e cilesuar si nje kompani minoritare. Ne rastet e tjera si keto perfaqesuesit e qeverise i kane konsideruar keto gabime si teknike te sistemit te data-base. Lloyd Chapman, presidenti i Liges se Bizneseve te Vogla amerikane, thekson se ky rast nuk mund te konsiderohet si nje aksident, por eshte nje perpjekje e mirorkestruar per te mbuluar edhe numrin e madh te kontratave qe i jepen nje biznesi te vogel, ose nje biznesi minoritar. "Proceduarat defektoze dhe mungesa e mbrojtjes se sistemit nuk e justifikojne kete kompani te vinte ne rrezik ne Afganistan dhe Irak skuadrat amerikane. Administrata e Bushit duhet te shpjegohet pse dhe si ndodhi ky gabim... dhe te na siguroj pse keto gabime nuk do te ndodhin me", thekson senatori Xhon Kerri ne letren e tij.

Perg. Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›