Mblidhet sot Kongresi i PS-së, Rama e Malaj në garë
Gjatë mbledhjes së sotme do të pasqyrohet qëndrimi i kësaj force politike për sa i përket zgjedhjeve të zhvilluara dy muaj më parë. Nga ajo që është thënë deri më tani, Partia Socialiste i konsideron zgjedhjet si një maskaradë elektorale.
Raporti do të lexohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi. Ky raport do të analizojë procesin dhe do të shprehë vendimin e socialistëve për të mos njohur zgjedhjet e fundit parlamentare, si zgjedhje të manipuluara dhe të cenuara rëndë nga Partia Demokratike, e cila mban pushtetin prej katër vitesh.
Ajo që duhet të theksohet gjatë kësaj mbledhje, është “mbyllja e dyerve” për mediat, të cilët do të pasqyrojnë vetëm raportin dhe programin e dy kandidatëve për kryetar. Pritet që kongresi të shoqërohet me debate të ashpra nga figurat pro dhe kundër Ramës. Pjesa më e madhe e anëtarëve, deputetëve dhe zyrtarëve të vjetër socialistë kanë dalë tashmë kundër Ramës, ndërsa të rinjtë e ardhur rishtas në këtë parti duket se kanë mbetur prapa skene.
Kundërshtarët e Ramës deklarojnë se kanë siguruar firmat e duhura për t'i kërkuar Kongresit dhe delegatëve ndryshimet e 10 pikave në statut. Këto ndryshime fokusohen kryesisht në përgjegjësinë e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe forcimit të autonomisë së forumeve drejtuese. Dy emrat që pritet të bëhen zyrtarë për të konkurruar për kryetar janë Edi Rama, që drejton PS-në prej 4 vitesh dhe deputeti socialist, Arben Malaj.