E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bari, pranga shqiptarit me pesë emra të ndryshëm

Pasi ishte shpallur në kërkim nga policia ai kishte mundur që të lëvizte i qetë duke treguar dokumentet false

BARI- Policia e Barit vë në pranga shumë të kërkuarin shqiptar me inicialet S.M. Njeriu që kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane, dhe që nga viti 2002 deri më dje kishte përdorur pesë identitete të ndryshme, është ndaluar pas vrojtimit që i është bërë një grupi ekstrakomunitarësh, rezidentë në zonën e Modunjës, në Bari .S.M i ka rënë në sy policisë vendase për sjelljet e tij të dyshimta, ndërsa i kalonte ditët me bashkëkombës, të njohur si keqbërës.

Policia e Barit ka ndërhyrë për ta ndaluar ndërsa ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip Volsvagen, që drejtohej nga një tjetër person. Të dy personat u kanë treguar policëve kartat e identiteti dhe pasaporta që në pamje të parë dukeshin të rregullta. Pas këmbënguljes për të hetuar më tej rreth të dyshuarit rezultoi se S.M , përveç identitetit si një qytetar shqiptar fshinte plot 5 identitete. Ky person nga 2002-deri më sot ishte ndaluar pesë herë nga policia dhe çdo rast kishte treguar identitete të ndryshme. Policia konstatoi se S.M kërkohej nga policia që prej majit të vitit 2006, ndërsa i kishte shpëtuar një mandat arrestimi të dalë në kuadër të një hetimi bërë nga policia e Padovës, që kishte të bënte me një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike,në të cilën shqiptari rezultonte plotësisht i përfshirë. Ky mandat, është vetëm një pjesë e vogël e karrierës kriminale, të të kërkuarit edhe nga policia e Savonës, por edhe nga organet e policisë së gjysmës së Italisë për konsumim të veprave të shumta penale dhe administrative. I shumëkërkuari shqiptar është arrestuar dhe mbajtur në Bari për tu vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore ndërsa ortaku i tij J.L, drejtuesi i Volsvagenit, po hetohet në gjendje të lirë për dhënie ndihme një personi që i fshihej drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›