E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mbrëmjet e filmit kosovar”, dy ditë në Tiranë



Tri prodhimet kinematografike më të suksesshme të regjisorëve kosovarë, (me metrazh të shkurtër dhe të gjatë) projektohen në terracën “Vëllezërit Lumier” të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, te ish godina e Lidhjes së Shkrimtarëe dhe Artistëve në Tiranë. Shfaqja e filmave që ka nisur që mbrëmjen e djeshme dhe do të mbyllet sot. Aktiviteti që vjen në kuadër të një prej ngjarjeve më të rëndësishme historike për kombin shqiptar, 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit titullohet “Mbrëmjet e filmit kosovar në Tiranë”. Ndërsa ditën e djeshme është shfaqur filmi artistik me metrazh të gjatë “Kukumi”, i regjisorit Isa Qosja, sot shfaqen dy filma me metrazh të shkurtër siç janë “Kosova 9/11”, i regjisores Burbuqe Berisha dhe “Hekurishtja” i regjisorit Burim Haliti.

18 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›