Sejdiu, letër Ban Ki Munit: “Gati për rikonfigurimin e UNMIK-ut
Diplomati italian që nga e premtja në krye të UNMIK-ut. Presidenti Sejdiu dekoroi shefin në largim të misionit, Ryker
Pas konsultimeve me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, presidenti kosovar Fatmir Sejdiu i ka dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, në të cilën është shprehur gatishmëria e institucioneve qendrore për rikonfigurimin e UNMIK-ut. “Ne kuptojmë që OKB-ja do të vazhdojë të kryejë, për një kohë të kufizuar, funksione të zbatimit të ligjit, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, deri në kohën kur Bashkimi Europian të mund ta kryejë rolin e vet operativ”. Në letër, Sejdiu shprehet i hapur për ndaj propozimit të fundit të zotit Ban për rikonfigurimin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, “për të diskutuar detyrat e mundshme praktike dhe për të adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit”. Në këtë letër, e cila u bë publike nga vetë kabineti i presidentit Sejdiu, thuhet: ”Vlerësojmë zotimin tuaj për t’u konsultuar ngushtë me ne, pasi që sipërmarrje të tilla nuk janë të mundshme pa pjesëmarrjen dhe aprovimin e Qeverisë së Kosovës”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun më 13 qershor i dërgoi Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë një letër, për rikonfigurimin e mandatit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Kreu i UNMIK-ut do të zihet nga diplomati italian Lamberto Zanier gjatë kësaj jave. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara. “Ky emërim do të bëhet këtë javë”,është shprehur për agjencinë e lajmeve “Reuters” me kusht anonimiteti zyrtari lartë i OKB-së. Ardhja Zanierit planifikohet këtë të premte, ka thënë ai. Zanier është një diplomat i karrierës dhe ish-drejtor i OSBE-së për parandalimin e konflikteve me qendër në Vjenë. Ndërkohë shefi i UNMIK-ut në Kosovë Joakim Ryker ka deklaruar se mandati i tij ka përfunduar me hyrjen ne fuqi të Kushtetutës më 15 qershor, megjithatë UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë në këtë vend edhe pse i pakët në numër dhe me kompetenca jo të plota. Sipas Rykerit, misioni i OKB-së do të ketë rol në Kosovë derisa të jetë në fuqi Rezoluta 12 44 e Këshillit të Sigurimit. Largimi i Rykerit pritet të bëhet deri në fund të javës dhe për këtë arsye Presidenti Fatmir Sejdiu e ka dekoruar me Medaljen e Artë për Shërbim Civil shefin në largim të UNMIK-ut, Joakim Ryker, për kontributin e tij gjatë udhëheqjes së këtij misioni. Ndryshimet e rolit të UNMIK-ut dhe ato të kreut të tij, në Kosovë janë parë si ndryshime të nevojshme. Largimi i kreut të UNMIK-ut Ryker, nga përfaqësuesit shqiptarë është parë si fund i administrimit të OKB-së mbi Kosovën dhe kryeadministratori i ri nuk do të ketë të njëjtat kompetenca të paraardhësve të tij.
18 Qershor 2008