E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, kërcënohet me vdekje prokurori për krime lufte, Vukçeviç



Prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, është kërcënuar me vdekje nëse i dorëzon Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë personat e shpallur në kërkim prej saj. Njëri prej këtyre personave është arrestuar në Serbi, ndërkohë që disa ditë më parë u arrestua serbi i Bosnjës, Stojan Zupljanin i akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit kundër myslimanëve e kroatëve gjatë luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995. Vukçeviç u kërcënua me vdekje përmes një telefonate në zyrën e tij. Një person i tha se do të vritej nëse dorëzonte një prej tre personave të shpallur në kërkim, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i prokurorit, Bruno Vekariç. “Policia zbuloi se kjo telefonatë u bë nga Holanda”,-tha zëdhënësi duke theksuar se kjo ishte një prej kërcënimeve të shumta që ka marrë Prokuroria pas arrestimit të Zupljaninit.

Presidenti i Bosnjës në Shqipëri: “Nuk e njohim tani Kosovën”

Presidenti boshnjak Haris Silajxhiç i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë dyditore ka takuar homologun e tij shqiptar, Bamir Topi. Ai është shprehur se ende nuk ka asnjë vendim për njohjen e shtetit të pavaruar të Kosovës. Presidenti i Bosnje-Hercegovinës Silajxhiç ka falënderuar presidentin Topi për mikpritjen dhe ka shprehur interesin e tij për stabilitetin në rajon.
Ndërsa presidenti shqiptar Bamir Topi është shprehur se njohja e pavarësisë së Kosovës është e rëndësishme për të vendosur stabilitetin në rajon. Sipas Topit, tani Ballkani duhet të jetojë në harmoni dhe njohja e Kosovës e jep këtë mundësi për më tepër që tani shteti më i ri i botës ka Kushtetutë, flamur, himn.

18 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›