Mbretëresha killer

Noomi Rapace (emër mahnitës), protagoniste e trilogjisë policore "Millenium" të Stieg Larsson, bart një çufër flokësh të zinj si sadiste, piercing në tërë trupin, pantallona ushtarakë, është e bukur, e fortë, arrogante. Mbase suksesi i filmave të nxjerrë nga romanet e Larssonit rrjedh nga ky personazh femëror më shumë se sa nga errësira e frikshme, se sa nga pisllëqet e shërbimeve sekrete suedeze, apo nga dhuna e ftohtë akull e romanit policor veri-europian.
Po sikur të varej nga bollëku i zezonave? Në filmin e mëparshëm ‘Vajza që luant eme zjarrin’, Noomi Rapace, e varrosur prë së gjalli, i ikte vdekjes, por akuzohej për tri vrasje, ndërsa dikush nga lart përpiqej ta heshtte këtë gjë.
Tash, në këtë ‘Mbretëresha e kështjellave prej letre’, është në fund të jetës në spital, e plagosur në kokë nga një plumb pasi që kishte qëlluar babanë e vet në kokë me sëpatë: kur ajo ishte 12 vjeç, babai ia kishte shkaktuar nënës një hemorragji cerebrale dhe vdekjen; një dokument fals psikiatrik i përpiluar nga doktori i njohur dhe i korruptuar Teleborian e dërgon në çmendi; agjentë të shërbimeve sekrete të devijuar, tashmë pleq, tentojnë ta vrasin; vellamthi i saj i ftohtë dhe i egër pret vetëm ta vrasë.
A ka nevojë për tjetër gjë? Në këtë rast, do të ishin babai dhe torturuesi i Noomi-t, spiun i ish Bashkimti Sovjetik me bagazhi e tij me informacione të çmueshme; vellamthi albin, i zoti për gjithçka; dhe shërbimet e devijuara dhe vrasësit.
Thënë kështu, filmi i ngjan para se gjithash një filmi të vizatuar të Tom e Jerry, por suksesi i pamerituar letrar dhe kinematografik është impresionues: ‘Burrat që urrejnë gratë, sa për ta përmendur njërin, është në vendin e tretë të arkëtimeve në botë mes filmave të gjuhës jo angleze, është shikuar nga më shumë se shtatë milionë spektatorë ndërkombëtarë; trilogjia të cilës i përket ‘Mbretëresha e kështjellave prej letre’ ka shitur 21 milionë kopje në dyzet vende. Mbase nuk është autori Stieg Larsson, i vdekur më 2004, ai që është burim i kreativitetit dhe magjisë; mbase është publiku ai që është zvogëluar.
Mbretëresha e kështjellave prej letre,
Regjia: Daniel Alfredson,
Luajnë: Noomi Rapace, Michael Nyqvist