Berisha pret anëtarët e qeverisë: Përballuam krizën me reforma
TIRANË- Kryeministri Berisha dhe zonja e tij organizuan sot një pritje me anëtarët e qeverisë me rastin e mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së Vitit të Ri 2012.
Kryeministri i falenderoi ata për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre, në realizimin e reformave të mëdha gjatë këtij viti, ndërsa u shpreh se vendi nuk ra në krizë për shkak se realizoi reformat, të cilat bënë të mundur funksionimin normal të ekonomisë.
“Falenderim e mirënjohje për kontributin tuja, të bashkëpunëtorëve dhe ekipeve tuaja, në procesin e reformave të gjithanshme të ndërmarra gjatë këtij viti. Reforma, të cilat kanë bërë të mundur që ky vend i vogël, me një ekonomi jo të rëndësishme krahasuar me vendet e mëdha të zhvilluara, në një kohë të krizës më të thella që Europa ka njohur të performojë, të funksionojë normalisht, të mos njohë krizën dhe të realizojë me ambicie të gjitha objektivat e parashikuara në programin e saj, një vit më parë. Unë dua të falenderoj bashkëshortet tuaja, me bindjen më të thellë se pa mbështetjen tuaj nuk do mund të ishin realizuar këto objektiva që janë realizuar gjatë këtij viti”, tha kryeministri.
Berisha e cilësoi 2011-ën si vit shumë të rëndësishëm, ku u realizuan me sukses zgjedhjet lokale dhe censusi, sic tha ai.
“Edhe këtë vit, sërish, ambiciet e projektet tona ishin shumë të mëdha, por mendoj se dy procese të mëdha e të rëndësishme patën vend këtë vit: Zgjedhjet lokale jashtëzakonisht të rëndësishme, në të cilat mbizotëroi Kushtetuta, kushtetutshmëria dhe u numërua çdo votë e qytetarëve shqiptarë para kamerave dhe dritës së diellit dhe një proces tjetër, edhe ky jashtëzakonisht i rëndësishëm, ishte censusi që përbën fotografinë e vërtetë të realitetit shqiptar dhe tregues i tij më kryesor për vitin 2011”, shtoi kryeministri.
Rritjet janë të prekshme në çdo fushë, tha më tek kryeministri, ndërsa u shpreh se, “Shqipëria është ndër të pakta vende në botë që vazhdon rritjen e rrogave dhe pensioneve në një kohë krize”.
(ma.ar/BalkanWeb)