Talentet shqiptare mes 4 më të mirëve
Në konkursin "UEFA Traininground Challenge", talentet shqiptare u renditën në vendin e katërt. Për të promovuar yjet e rinj të futbollit kontinental, sajti zyrtar i UEFA-s organizoi disa ditë më parë një konkurs "online", ku u shfaqën videot e tre lojtareve të Akademisë Partizani, të cilët shpalosnin aftësitë e tyre me topin. Talentet e moshave të ndryshme u përzgjodhën nga FSHF dhe videot e tyre më pas janë publikuar në faqen elektronike të UEFA-s (uefa.com). Nga votat dhe vlerësimet e specialistëve, fëmijët shqiptarë u renditën në vendin e katërt nga 72 skuadra pjesëmarrëse nga e gjithë Evropa.