E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mbretërit e rrugës” mbërrijnë në Millenium 2



Filmi aksion “Street Kings” (Mbretërit e rrugës), me regji të David Ayer, ku interpretojnë aktorët; Keanu Reves, Forest Ëhitaker, Hugh Laurie, do të shfaqet premierë ditën e sotme(27 gusht) në kinema “Millenium 2”, në Tiranë, për tu prezantuar për publikun deri në 7 shtator. Filmi “Street Kings” vjen për t’u njohur dhe shijuar njëkohësisht nga publiku shqiptar.
Subjekti i filmit
Dedektivi Tom Ludlou quhet nga shokët e skuadrës, vrasës. Ai nuk njeh rregulla, pi vodka nga mëngjesi deri në darkë, i paaftë për të marrë veten që nga vdekja e të shoqes, tre vjet më parë. Është një ujk i etur për gjak, gjithmonë i armatosur deri në dhëmbë. I mbuluar gjithmonë nga shefi i tij, mbreti; Xhek Uondër, por që një ditë përfundon në telashe për vdekjen e një kolegu, që me disa prova e përfshijnë drejtpërsëdrejti. Duhet kështu që edhe këtë herë të bëjë gjithçka vetëm duke hetuar mbi vetë policinë, të korruptuar deri në palcë, të pasur me të vërteta të paimagjinueshme deri sa të zbulojë të vërtetën e madhe... Kjo është historia dramatike e Street Kings që vendos ngjarjet e saj në Los Angeles, por që në fakt mund të jetë aktuale në çdo vend.
Skeda e filmit
Titulli: “Street Kings”, ( Mbretërit e rrugës)
Regjia: David Ayer
Skenari: James Ellroy, Kurt Vimer
Aktorët: Keeanu Reeves, Forest Ëhitaker, Hugh Laurie
Gjinia: Dramë-triller-aksion
Kohëzgjatja: 109 minuta

Restaurohen 111 veshje të heroit të Kosovës, Adem Jashari

Në Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë në Tiranë ka përfunduar restaurimi etnografik i 111 veshjeve të heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari, përfshirë edhe veshje të familjes së tij, të gjetura pas luftës. Prof. Frederik Stamati, përgjegjës në këtë laborator, tregon se, “momentalisht po përfundojmë 5 veshje të tjera; pantallona, xhaketë etj, ndërkohë që kanë mbetur edhe 7 rroba, të cilat mendohet të përfundojnë restaurimin në muajin shtator”. Sipas tij, në përfundim të procesit të restaurimit, koleksioni i veshjeve do të dërgohet në Prishtinë, në fondacionin Adem Jasharin. Rrobat janë sjellë në laborator në muajin qershor të vitit të kaluar, ku pas pastrimit dhe dezinfektimit është punuar për ngjitjen dhe qepjen e tyre.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›