E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekhamët mohojnë aksidentin



Viktoria Bekham dhe burri i saj Dejvid, kanë mohuar spekulimet se ata kanë bërë një aksident të tmerrshëm trafiku duke thënë se aksidenti kurrë nuk kishte ndodhur. Mediat kishin njoftuar se çifti i famshëm kishte qenë pjesë e një aksidenti të tmerrshëm në Francë dhe se Dejvid kishte goditur një mur me makinë duke ikur nga fotografët. Zëdhënësja e çiftit ka mohuar të ketë ndodhur ky aksident duke thënë: “Nuk ka pasur asnjë aksident me makinë. Dejvid dhe Viktoria Bekham kanë udhëtuar në një automjet i cili ka qenë i gërvishtur që më parë”.

Garth: “Seriali i ri “Beverly Hills”, i papërshtatshëm për fëmijët

Aktorja Xheni Garth nuk do t’i lejojë fëmijët e saj që t’i shikojnë episodet e reja të serialit “Beverly Hills, 90210’, pasi seritë e reja janë “më të rënda” sesa ato të mëparshmet. Kur Garth ka luajtur për herë të parë rolin e pasanikes, Keli Tejlor, ka qenë një shou familjar, ndërsa tani aktorja ka frikë se seritë e reja nuk janë të përshtatshme për fëmijët e vegjël. “Fëmijët e mi janë të gatshëm për ta shikuar vazhdimin e ri. Mirëpo, ne tani nuk jemi disa të rinj që puthemi, por paraqitemi në role ku jemi të martuar duke bërë seks të shpejtë... Kështu që, mendoj se nuk është diçka që u duhet lejuar fëmijëve”,- ka shpjeguar aktorja.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›