Rihana, me llogari bankare të boshatisur, pushon nga puna menaxheren
Jo çdo gjë që shkëlqen është ar. Këtë më mirë se çdokush e di Rihana, që përballë një suksesi gjithmonë e më të madh, disqe të shitur dhe koncerte të zhvilluar është përballur më llogarinë bankare të boshatisur... Vetëm 20 mijë dollarë është shuma që ka mbetur nga të ardhurat e mbledhura nga muajt e fundit. Sipas këngëtares, faji është i menaxheres së saj Patricia Uilliams, të cilën e ka pushuar nga puna. E gjora Rihana shpresonte të gjente mbase më shumë në llogarinë e saj, ndërkohë që gjithçka që kishte mbetur ishte 20 mijë dollarë (rreth 13 mijë euro). Reagimi ishte i menjëhershëm, menaxherja u akuzua se i kishte duart shumë të gjata... Uilliams nuk mundi të bënte tjetër veçse të justifikohej por fjalët e saj nuk u morën parasysh. “Nuk ëhstë faji im se pasuria e saj nuk merret në konsideratë. Kam punuar për shumë aktorë, muzikantë, për çarsye duhet të vidhja?” Kanë qenë të kota të gjitha tentativat për mbrojtje... “I tregova të gjitha dokumentat dhe u përpoqa t’i sqaroja rrethanat, por ajo nuk u tregua e gatshme të më dëgjonte. E vetmja që që bëri ishin fyerjet e tepërta”. Menaxherja ka larguar përgjegjësitë nga vetja
Dhe nga agjenti i Rihanës (Mark Xhordan). “Etika,- ka vazhduar Uilliams nuk ka të bëjë me Rihanën, nuk merr parasysh që Xhordan përdor paratë e koncerteve për financimin e videove dhe disqeve”.
Ai është një menaxher fantastik dhe beson tek Rihana, në të njëjtën kohë ai përdor të ardhurat e saj për të financiuar projektet e të ardhmes. Për fat të keq ai nuk e ka informuar klienten e tij dhe ajo që e pësoi isha unë...
Federlain kthehet me ish-tё dashurën
Kevin Federlain ka nxitur spekulimet se ai ёshtё sёrish me ish-tё dashurёn e tij, Shar Xhekson, ku janë parë në Las Vegas për një Uikend festiv. Federlain u nda nga Xhekson, nёnё e dy fёmijёve tё tij, pёr tё filluar romancёn me ish-gruan, kёngёtaren e famshme Britni Spirs. Por, tani duket se ai i ёshtё rikthyer dashurisё sё vjetёr. Të dy janë parё duke darkuar nё shoqëri tё njёri tjetrit gjatё fundjavës, para se tё vazhdonin me festёn nё njё klub nate.
27 Gusht 2008