E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uainhaus, video e re skandali duke konsumuar kokainë



Sërish telashe për Emi Uainhaus. Këngëtarja është filmuar në një pub londinez duke konsumuar kokainë. Filmimi i shfaqur ekskluzivisht nga “Neës of the ëorld”, nuk është shumë i qartë edhe pse gjestet e këngëtares duken gjeste tipike të një personi që merr kokainë. Vjehrra e Uainhaus, Xhorxhet Civil, në fjalën e saj ka përmendur arrestin: “Burgu do t’i bënte më mirë se shtrimi në klinikë”. Një koment ky mjaft i ashpër nga ana e Xhorxhet që deri më sot nuk kishte ndërhyrë asnjëherë në punët e nuses së saj. Mesa duket edhe familja po lodhet nga “huqet” e këngëtares që sa herë de nga shtëpia, tregohet e gatshme t’u rikthehet zakoneve të vjetra duke vepruar më keq se më parë. Kohët e Fundit, Emi rrezikoi të shtrohej në një klinikë rehabilitimi afër burgut ku mbahet bashkëshorti i saj, në mënyrë që ti rrinte sa më afër por edhe të kurohej në të njëjtën kohë. Por duke parë faktet, kjo nuk arriti të ndodhte... ”Emi kërkoi të vizitonte Bleik fundjavën e shkuar por nuk mundi sepse mbërriti me vonesë”,- ka sqaruar Xhorxhet. “Qëkur Bleik ndodhet në burg, Emi vazhdon të përkeqësohet ndërkohë që djali im brenda po përpiqet të pastrohet plotësisht. Bleik më është betuar që kur të dalë, do ta ndihmojë Emin por ajo ndodhet në një fazë shkatërrimtare që sipas meje as ai nuk mund të bëjë gjë për t’a shpëtuar”.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›