“Katimerini”: Nimitç mund t’i “ngrijë” bisedimet
Ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimiç, po shqyrton mundësinë e “ngrirjes” së bisedimeve për emrin e Maqedonisë, nëse zyrtarët e këtij shteti vazhdojnë me qëndrimin jokooperues, shkruan gazeta greke “Katimerini”, duke iu referuar burimeve të paemëruara.
Gazeta thekson se Nimiç “është hidhëruar” për shkak të qëndrimit të kryeministrit Nikolla Gruevski se, “Maqedonia nuk do të pranojë një emër si zgjidhje për kontestin”. Nimiç, sipas kësaj gazete, në takimin e Shkupit, paralajmëroi Gruevskin se qëndrimi i tij i pathyeshëm mund të sjellë deri te ngrirja gjashtëmujore e bisedimeve. Megjithatë, ai është i bindur se Maqedonia është e gatshme t’i përforcojë negociatat, shkruan edicioni në gjuhën angleze i Katimerinit.
27 Gusht 2008