E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti Abdullahu II: Lindja e Mesme në prag lufte

Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II, jep alarmin e një lufte të mundshme në Lindjen e Mesme mes izraelitëve dhe arabëve. Ai deklaron se situata aktuale në këtë pjesë të globit është shumë delikate.

Në një intervistë për gazetën angleze “Times”, Abdullahu II deklaroi se bisedimet e iniciuara për paqe nga presidenti amerikan Barak Obama duhet të çohen më tej. Ai shprehu gatishmërinë e Jordanisë për të mbështetur planin e paqes me të gjitha mjetet e mundshme.

Plani nuk duhet të jetë i fokusuar vetëm në marrëdhëniet mes Palestinës dhe Izraelit, por edhe në marrëniet e këtyre të fundit me Sirinë dhe Libanin.

“Nëse plani i paqes do të lihet pas dore, atëherë do të kemi një luftë mes izraelitëve dhe arabëve brenda 12 ose 18 muajve të ardhshëm”, deklaroi Abdullahu II.

Bisedimet rreth paqes në Lindjen e Mesme kanë pësuar zhvillime të vrullshme javët e fundit. Nga më të rëndësishmet ishte pritja e Obamës në Uashington që i bëri kryeministrit të ri izraelit, Benjamin Netanjah. Javët e ardhshme presidenti amerikan do të presë edhe krerët e Palestinës dhe Egjiptit.

(CIHAN)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›