E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten 700 militantë në 4 ditë

Autoritetet pakistaneze deklaruan se gjatë luftimeve në Luginën Svat kundër talebanëve dhe rrjetit të Al Kaedës, kanë vrarë rreth 700 militantë brenda katër ditëve.

Ministri i Brendshëm, Rrahman Malik, pasi bëri të ditur bilancin e katër ditëve të fundit, theksoi se operacionet në Luginën Svat do të vazhdonin dhe se do të ndërmerreshin edhe sulme ajrore. Malik tha se operacionet do të vazhdonin deri kur të mos mbetej asnjë militant.

OKB deklaroi se 360 mijë persona janë regjistruar në kampet e saj pasi braktisën shtëpitë e tyre në zonat Svat, Buner dhe Dir. Qeveria pakistaneze hoqi dje për shtatë orë gjendjen e jashtëzakonshme pas shpaljes së saj me qëllim që të mos kishte viktima në popull prej përleshjeve midis ushtrisë dhe militantëve.

Mendohet se 12 deri 15 mijë ushtarë pakistanezë janë në krye të operacionit kundër 5 mijë militantëve.
/CİHAN/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›