E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia mund të aplikojë për anëtarësim në BE

Beograd - Serbia mund të aplikojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në fund të këtij muaji, megjithëse Brukseli ka këshilluar për të pasur më shumë durim në këtë çështje. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja serbe “Danas”, e cila i referohet burimeve sekrete brenda qeverisë.

Gazeta thotë se Këshilli për Integrimin Evropian do të mbahet në fund të këtij muaji, dhe në axhendën e tij do të jetë diskutimi lidhur me datën më të mundshme për dorëzimin e aplikimit për statusin e vendit kandidat të BE-së.

Ndërkohë, kryetari i Delegacionit të Komisionit Evropian në Serbi, Josep Lloveras ka deklaruar se "është e nevojshme që të pritet momenti i duhur për të nisur bisedimet ndërmjet Serbisë dhe BE-së".

Sipas të përditshmes "Danas", anëtarët e Këshillit për Integrimin Evropian janë unanimisht dakord se Serbia duhet të presë deri në zhbllokimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim përpara se të aplikojë për anëtarësim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›