E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni në Greqi, 1 400 të arrestuar dhe të shoqëruar

Athinë - Policia greke ndërmori një super operacion mbrëmjen e shkuar kundër krimit të organizuar dhe klandestinëve, duke ndaluar dhe arrestuar më shumë se 1 400 persona. Zyra e Shtypit pranë Drejtorisë së Policisë bën të ditur se gjithçka është ndërmarrë në sekret të plotë.

Operacioni filloi rreth orës 20:00 të së dielës, dhe përfundoi në orën 06:00 të ditës së sotme. Super operacioni angazhoi një numër të madh policësh të të gjithë sektorëve, i cili e kalonte 3 mijëshin. Policia deklaron se numri i të arrestuarve është shumë inkurajues.

Nga 1 400 personat e arrestuar dhe të ndaluar, 128 janë për trafik droge, 140 për vjedhje, 138 të kërkuar për vepra të ndryshme penale, 857 për shkelje të ndryshme të Kodit Penal dhe shkelje të qarkullimit.

Në përfundim, personave të arrestuar iu bllokuan 113 kilogramë kanabis, 3.5 kg heroinë, 600 g kokainë dhe 8 peshore elektronike. Gjithashtu u gjetën disa armë të vogla dhe 7 automjete të vjedhura.

Operacioni u ndërmor pas përleshjeve të ditës së shtunë mes një grupi emigrantësh dhe ekstremistëve të djathtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›