Raporti i ri i BSH: "Bankat abuzojnë me interesat e kredive"
Ekonimia shqiptare po pëson rënie dhe diçka e tillë është reflektuar sidomos gjatë muajit maj, shkruhet në raportin e nxjerrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Përveç kësaj banka e shqipërisë pranon se ulja e normave të inetresit për kredi në tregun ndërkombëtar nuk ka reflektuar njësoj edhe për bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, ato nuk kanë ulur normën e inyteresit për kreditë në valutë. Bordi mbikëqyrës i bankës qëndrore tregon se kredia vazhdon që të ngadalësohet edhe për muajin prill, norma vjetore e rritjes së saj për këtë muaj shënonte 21%, ndërkohë që në mars të këtij viti ajo ishte 25%. Kredidhënia në valutë është ngadalësuar, ndërsa nga naa tjetër është rritur totali I peshës së kredisë në monedhën kombëtare. Më tej konstatohet se janë rritur normat e intersit të kredive afatgjata, por edhe të kredive në lek. Të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore vazhdojnë që të pësojnë rritje, megjithatë ato janë në nivelet e caktuar, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë, pore curia e të ardhuarve ka ndikuar në uljen e aktiviteit ekonomik të vendidit nënvizon ajo. Ndërkohë që shton se kërkohet vëmendja e duhur e autoriteve fiskale për të bërë të mundur balancimin e të ardhurave qeveritare me shpenzimet që qeveria bën.
Ndër të tjera në këtë raport thuhej se dobësimi i lekut në tregun e këmbimit valuator ka bërë që rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar të mos reflektojë njësoj edhe në vendin tonë, gjë e cila ka bërë që të mbajë në parametrat e duhur nivelin e inflacionit.
Ndër të tjera në këtë raport thuhej se dobësimi i lekut në tregun e këmbimit valuator ka bërë që rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar të mos reflektojë njësoj edhe në vendin tonë, gjë e cila ka bërë që të mbajë në parametrat e duhur nivelin e inflacionit.