Biliq con Kroacine në Euro 2008 me 5000 euro në muaj

Bledar Kuka
Kaq merr Sllaven Biliq, trajneri i Kroacisë, madje saktësisht 5405 euro në muaj. Për 18 muaj, i bie 97 297 euro, një rrogë dy apo tri herë më e vogël se ajo që FSHF-ja i jepte Oto Baricit. Kuptohet, dallimi mes famës dhe përvojës së tyre është tepër i madh. Sidoqoftë, me Kroacinë e tij ai la prapa Rusinë dhe Anglinë, duke e cuar ekipin në finalet e Kampionatit Europian, me një rekord të shkëlqyer. Mediat kroate flasin për trajnerin më pak të paguar në Europë, ndihmësit e të cilit Asanoviq e Jurceviq marrin gjysmën e rrogës së tij, kurse një emër i madh si Prosinecki punon falas. Federata Kroate e Futbollit (HNS) ka fituar 60 milionë kuna apo 8 milionë euro nga puna e Biliqit dhe lojtarëve të tij, kaq vlen kalimi i Kroacisë në finalet e Europianit. HNS-ja të paktën do u japë shpërblim heronjve të Uemblit 2.3 milionë euro, gjysmën e fitimit që do marrë nga UEFA, ashtu si gjithë finalistet e tjera. Biliq shprehet: "Rëndësi ka si do dalim në Europian, jo kontrata e re, sidoqoftë kam refuzuar të gjitha ofertat e tjera sepse asnjë punë nuk është më e mirë se kjo që kam tani". Tifozi i Liverpulit, Biliq, eleminoi Anglinë Kur ishte futbollist, Sllaven Biliq ishte admirues i futbollit anglez dhe tifoz i Liverpulit. Në një moment të karrierës ishte vendosur që të shkonte në "Anfilld", por përfundoi në ekipin armik të të kuqve, Everton. Po ashtu, në Premier Ligë luajti për Uest Hemin. Sot, Biliq, trajneri i Kroacisë, pohon se nuk mundet më të bëjë tifo për Liverpulin. "Unë kam luajtur për Uest Hemin dhe Evertonin, - shprehet ai, - nuk mundem të bëhem me Liverpulin kur luan derbin ndaj Evertonit". Pikërisht ky tifoz "anglez" ishte shkaktari kryesor i eleminimit të Anglisë nga finalet e Kampionatit Europian 2008. Dua të jem trajner në Angli Dëshira e tij e madhe është që të drejtojë një skuadër në Angli. Mediat kroate e pyetën: A ekziston ndonjë vend i caktuar ku dëshiron të punosh. "Anglia përmbi të gjitha, - tha Biliq, - një klub nga Londra do të ishte fantazi". Trajneri i ri në moshë vazhdon edhe fakultetin juridik, ndonëse nuk dëshiron të jetë avokat, por trajner. "Sidoqoftë, - thotë, - kush shikoj Kevin Kostnerin në filmin "JFK", më bëhet që të punoj menjëherë avokat". Në autobus, këngë patriotike Si një kroat i vërtetë, Biliq, pohon se në autobuzin e skuadrës dëgjohen këngë të caktuara kroate, por njëra mbi të gjitha. "Dëgjojmë "Srce vatreno" (zemra e zjarrtë – "vatreno" është epiteti i kombëtares kroate), këngë që të ngre ndjeshëm adrenalinën, kemi edhe disa këngë të tjera tonat, por jo popullore". Po ashtu ai vlerëson shumë një këngë patriotike "Lijepa li si" (A je e bukur) dhe ofendohet shumë kur ndonjëherë tifozët e vërshëllejnë apo e këndojnë për t'u tallur. "Kjo është e tmerrshme, - shprehet trajneri nga Spliti, - ajo është këngë kaq e bukur për dashurinë për atdheun, saqë askush nuk mund ta ofendojë". Njeriu që pëlqen "Metalikat", futbollinn këngën dhe i bie kitarrës, pohon se si idhuj ka vetën babanë e tij dhe Papa Vojtilën.