E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti Zog, si u zgjidh problemi i arit ne Egjipt dhe lufta me kancerin



Para se të shkonte në Paris ku dhe dha shpirt nga sëmubja e kancerit, Mbreti Zog pati shumë probleme financiare në egjipt. Nga pushteti i ri që erdhi në këtë vend ai nuk lejohej të largohej për në Francë dhe pas shumë peripecish iu desh të linte një garanci prej 12 mijë sterlinash egjiptiane dhe të merrte arin e depozituar në bankë. Por banka nuk ia dha arin në dollar amerikan sicc por me paranë vendasë, gjë që i kushtoi mbretit Zog një humbje të madhe në të holla. Në paris ai do të zbulonte sëmundjen e kancerit që i mori jeten pa mundur të bënte një ndërhyrje. Varrimi i rij ishte madhështor dhe qindra shqiptarë në mërgim e përcollën për në banesën e fundit, ku eshtrat e tij vazhdojnë të prehen sot e kësaj dite. Pas vdekjes kurorën e mori Princ Leka, të cilin Asambleja Kombëtare provizore e mbledhur në hotel “Bristol” në Paris e pagëzoi me emrin Leka I mbret i shqiptarëve.

NEË YORK, 4 GUSHT1951

Madhëria e Tij Mbreti Zog I u ftua për të shkuar në Uashington. Ai menjëherë u nis dhe ishte i shoqëruar prej kolonel Hysen Selmanit, Nuçi Kottes, Mizrail Pashës e Peter Kolonjës. Si mbaroi të gjitha vizitat, atëherë me rradhë thirri senatorët amerikanë. Senatori Tahti ishte njëri prej tyre dhe ishte Kryetar i Partisë Republikane në Amerikë'. Ai ishte shumë' Zotni. Mbreti Zog, në (Ëashington, për çdo mbrëmje, kishte nga 20 senatorë e personalitete të larta amerikane. "Kjo vazhdoi për 12 ditë me radhë dhe pastaj u kthyem prapë në Neë York. Në Uashington, çdo gjë pothuajse shkoi mirë. Por, Presidenti Truman ishte i sëmurë prej një gripi të fortë. Këtu, në dreka e darka, kishim një numër të madh gjeneralë'h të Pentagonit. Kishim mes të tjerësh edhe shumë ministra, shefa seksionesh, dhe të tjerë. Këta ishin të gjithë, përsa kohë, që ne qëndruam aty."Në Neë York, Mbreti dëshironte të blinte një shtëpi të mirë. Kështu gjetëm nje shtëpi në Long-Island me 110 akër bahçe e tokë. Ishte nje shtëpi si një Pallat, me plot 45 pjesë, e gjitha në kushte tëmira. Ishin edhe 4 shtëpi të tjera të mëdha. Këtë e blemë për 150.000 dollarë. Kuptohet se kjo bente shumë, por i zoti që e shiti, e bënte këtë më tepër se kishte taksa të rënda, ndërsa Mbreti Zog nuk paguante taksë. Për këtë arsye e morëm aq lirë dhe e paguam. Lamë Major Lev Sukacevin që ishte me Avokat Boris Komarën, për ta patur nën kujdes. Si rojtar lamë' një shqiptar, sepse Mbreti Zog Idshte vendosur që'pas një kohe të' sistemohej në' Amerikë'. Kjo, akoma, nuk ishte vendosur, por shtëpinë e bleu, që ta kishim. Edhe në Aleksandri kishim një shtëpi të madhe me gjithë bahçe, që kishte kushtuar plot 20.000 stërlina. Shtëpinë, në Aleksandri ja shitëm Princit Telat, qe ishte djali i Mbretit të Arabisë Saudite, Abdyl Aziz. Por, Princi na pengoi, se nuk na pagoi të hollat menjëherë, që bënin 285.000 dollarë. Kjo gjë na pengoi dhe na dëmtoi aq rëndë saqë do të shënohet më vonë. Duke pritur që të bëhej pagesa, ne vonuam derisa u bë' revolucioni Egjiptian.

NEË YORK ,27 SHTATOR1951

Madhëria e Tij Mbreti Zog I me datën 27 shtator 1951, u nis nga Neë York-u për në Europë. Ai ishte i shoqëruar deri në aeroportin e Neë York-ut, nga më tepër se 300 persona. Ishin amerikano-shqiptarë, grekë, jugosllavë, policë. Ishte me të vërtetë një' përcjellje tepër madhështore. Ai u nis direkt për në Francë, ku në Paris qëndroi 12 ditë. Ai vizitoi Presidentin dhe shumë personalitete franceze. Natyrisht bëri të gjitha mundësitë për realizimin e interesave të Atdheut. Gjithkund, ai u prit mirë. Dhe, pasi mbaroi të gjitha vizitat në' Paris, u nis për në Egjipt. Në Paris, pati dy herë takim me Princin Telat, që kishte blerë shtëpinë në Aleksandri. Ky i fundit i dha fjalën, se brenda 10 ditëve do t'i paguante të gjithë të hollat, e do të vinte në Aleksandri për të marrë shtëpinë në dorëzim.

PARIS,5 TETOR1951

Madhëria e Tij Mbreti Zog, me datën 5 Tetor 1951 u nis për Egjipt. "Pasi mbaroi të gjitha punët në Paris, arritëm në aeroportin e Kairos. Ishte natë dhe aty na prisnin Madhëria e Saj Mbretëresha Geraldinë me gjithë princeshat dhe Tofik Dos Pasha, Theoderos Pasha dhe Hasan Nehas Pasha me Zonjën. Ishin edhe shumë autoriteie Egjiptiane si Tahir Pasha, Princ Omer Faruku dhe gjithë personaliteti i Pallatit. Aty u përshëndetëm me të gjithë. Pastaj, ndenjëm pak në hotel "Hilipolis" një orë. Sa iu dhamë një kafe dhe pastaj ne u nisëm direkt për në Aleksandri.

Mbreti Zog tani është në Aleksandri. Ai po përgatitet për t'u nisur për në Europë duke u falë e biseduar ndoshta për të fundit herë me të gjithë miqtë arabë.

Mbreti Faruk vinte përditë e i vinte mjaft keq që po largoheshim nga Egjipti. Por, e sheh edhe ai vetë, se qëndrimi i Mbretit Zog në Egjipt nuk është aq i favorshëm për interesat, që ai kërkon të bëjë për vendin e vet. Kështu Mbreti përditë ka me dyzina miq, që i urojnë një rrugë me plot suksese. Eshtë gjithmonë në pritjen e Princit Telat që do t'i dorëzonte për shtëpinë 100.000 lira stërlina. Menjëherë, ne patëm dërguar edhe plaçkat në shoqërinë Farosse, për t' i dërguar më pas në Francë dhe patëm zënë 2 shtëpia në Kanë .

ALEKSANDRI, 20 TETOR 1951

Me këtë datë, 20 Tetor 1951, na vjen Lartësia e Tij Princi Telat. Ai i tha Mbretit Zog. "Të kam si babain tim. Unë i prisha të hollat, më kanë mbetur vetëm 25.000 lira e të tjerat vetëm do t'i paguaj me këste brenda tre muajsh." Me siguri kjo e mërziti aq shumë Mbretin, sa i prishi të gjithë programin. Por, nuk ishte se çfarë të bënte. Menjëherë thirrën avokatët, Mbreti të vetin, ashtu Princi kishte avokatin e Ambasadës Arabisë Saudite. Mbaruan formalitetet noteriale dhe i dorëzoi shtëpinë e Mbretit provizorisht. Ai zuri vend në hotel "Mediterranea," për dy muaj, sipas premtimeve të princit, që do t'i paguante të hollat. Princi kishte me vete një të Ambasadës. Ai quhej Feidan dhe ai e mori përsipër. Kështu dolëm nga shtëpia e u grumbulluam 46 vetë në hotel "Mediterranea." Gjoja do të rrinim për dy muaj. Kjo do të na shkatërrojë krejtësisht, si ekonomikisht dhe politikisht.

Të nesërmen erdhi Mbreti Faruk si gjithmonë dhe po bisedonin mbi udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në bisedim e sipër erdhën edhe Shyqyri Kuatly e Myftiu i Jeruzalemit. Të gjithëve u vinte shumë keq që Mbreti Zog po largohej nga Egjipti. Ata kishin një simpati të madhe për të dhe ai vetë i ndaloi edhe këta për darkë. Në darkë filluan bisedat mbi punimet në Amerikë. Burrat folën si për muhabetet në Neë York ashtu në Uashington. Atë e thirrën në telefon dhe i treguan mbi ngjarjen e Zvicrës dhe kishin botuar një artikull shumë të kotë.

"Atëherë, unë,- tha Mbreti Zog,-ju luta që për hatrin tim mos e botonin. E hoqën."

"Po,- tha Mbreti Fai uk,- ma tha Mizrail Pasha. Ashtu ka qenë, po pasi u botua si në Zvicër, në Francë dhe në "Lajit" le të ishte botuar. Nuk do të bënte ndonjë përshtypje më tepër." Shoqëria "Farose," amballazhoi të gjithë materialin që transportonte për në Francë. Ishin më tepër se 20 kasa, Iibra e sende të argjenta. Gjithshka kishte të personelit nga të dy shtëpitë, si ajo e Mbretit me Mbretëreshën dhe si ajo e Princeshave. Mobiljet nuk u luajtën nga vendi. Për fat të keq, nuk i merrnim dot, shtëpitë ishin të mobiluara krejt në sistemin modem. Po, shoqëria "Farose" kërkonte që t'i transportojë bagazhet në Francë." "Po,- i thamë, -të presin." "Një pjesë' të vogël të arkivës e kishim me vete. Kuptohet atë që kërkojnë përditë për të punuar me të. Pjesa, më e madhe ishte amballazhuar në Shoqërinë" "Farose". Ndërkohë, ne ishim në Hotel "Mediterranea" dhe situata ishte shumë e ndërlikuar pasi hotel "Mediterrane" ishte i vjetër. Madje, ata kërkonin që ta lirojmë sepse po mbusheshin dy muaj dhe Princi as që dëgjohej. Më nuk dimë seçfarë të bëjmë." Qeveria e Nehas Pashës nuk mundi të' bëjë edhe ajo asgjë mbi qetësinë e vendit. Një mbrëmje i vunë zjarrin Kairos. U bënë dëm të gjitha, saqë u dogj edhe hotel Shepet që ishte i njohur edhe shumë magazina e klubet. "Nje gjendje që as mendja nuk ta merr." Pas kësaj, Qeveria e Nehas Pashës dha dorëheqjen sepse nuk pati asnjë mundësi të stabilizojë qetesinë. Përditë dilnin shumë universitarë dhe gjithmonë në grevë. Policisë nuk i besohej, por në ushtri kishte hyrë një mikrob i rrënjosur. Kudo s'kishte asnjë autoritet dhe ishin të' vështira masat për sigurimin e qetësisë.

ALEKSANDRI, 8 MAJ 1952

Madhëria e Tij Mbreti Zog ishte i zënë nga punimet e mëdha të përditshme. Ai ishte gjithashtu i mërzitur dhe ishte gati për t'u nisur me një personel të madh prej 43 vetësh. Për ditë kishte miq, sidomos arabë, që u vinte keq sepse po ikte nga Egjipti. Ata kishin një simpati të madhe e admirim për Mbretin Zog. Gjithsesi, Mbreti kishte ende shumë probleme: "Akoma nuk po i dilte blerësi i shtëpisë dhe nuk po i paguante të hollat sipas kushteve. Kjo ishte një shumë mjaft e madhe dhe bëheshin pothuaj gati dyqind mijë dollarë që duheshin marrë. Mbreti ndërkohë kishte zënë dy shtëpi në Kanë, Francë dhe ato i kishte paguar për 6 muaj. Të gjitha bagazhet e amballazhuara ndërkohë, kishin mbetur në shoqërinë "Farose". Në këtë kohë, ai e la hotelin "Mediterranea" dhe zuri një shtëpi të madhe në Ramleh Marash-Pasha. Aty ai u instalua në pritjen e pagesës që të nisej. Dhe, kur më në fund e pa se pagesa nuk po i bëhej shpejt, vendosi për të dalë, por të gjitha të hollat ishin në bankën "Miser." Për të tërhequr të hollat lipsej të pagonim plot 76.000 lira egjiptiane. Mbreti këtë dëshironte, që me të hollat e shitjes së shtëpisë, të dërgonin paratë në bankën "Miser" dhe të tërhiqnin të gjithë arin që ishte në dollarë, ar amerikan.

EGJIPT,12PRILL1952

Gjendja në gjithë viset egjiptiane, përditë vjen duke u keqësuar. Qeveria e ka humbur krejtësisht autoritetin para popullil e sidomos pas rënies së Qeverisë të' Nehas Pashës, erdhën qeveri me radhë muaj më muaj, por asnjë dobi. Është njc gjendje jo vetëm e keqe, por edhe një anarki komplet. Pritej në çdo ditë ndonjë kryengritje, nuk kuptojmë as Qeverinë, as Mbretin Faruk, se çfarë mendojnë, e përse nuk marrin masa, kjo situatë ka vënë në frikë edhe të huajt. Çdokush po largohet dhe të gjithë pasanikët marrin masa për largimin e pasurisë. Madheria e Tij Mbreti Zog ishte shumë i mërzitur pas kësaj dhe mendoi se: "do të dal, sepse dy shtëpitë në Kanëjanë' të zëna dhe të paguara për 6 muaj." Por, ç'të bënte, kur ende Princi Telat nuk i përgjigjej?

Aleksanderi 12 korrik 1955

Na vjen Exelenxa e tij shyqyri Kuantly. Ai duke qeshur menjëherë hyri te Mbreti Zog I dhe i tha “madhëri ccdo gjë u mbarua. Tani, qeveria egjiptiane ka dhënë të gjitha urdhërat që Madhëria Juaj të jeni të lirë, kur të dëshironi për të dalë. Dërgoni e merrni pasaportat, se i keni gati. Po ashtu, edhe bankës "Misir" i është dhënë urdher për të tërhequr të gjitha të hollat që keni depozituar, etj. Kur po bisedonte Kuatly me Mbretin Zog,, aty vjen edhe avokati Hasan Saoud, i cili kërkoi të paraqitej te Mbreti Zog. I thamë të presë se ishte Presidenti Kuatly, por megjithatë e thirrën brenda edhe avokatin, i cili parashtroi, se e kishin lajmëruar se ende gjyqi nuk kishte marrë fund, për sa i përket Sezisë. Duhej të linin një garanci në bankë për gjyqin prej 12.000 (dymbedhjetë mijë) lira egjiptiane, derisa të merrte fund gjyqi. "Në rast se fitoni gjyqin këto të holla ju dërgohen në Francë lirisht prej bankës."Presidentit Kuatly i erdhi shumë keq se Presidenti i Egjiptit Gemal Abdyl Naser i ka thënë se asnjë pengim nuk ka e u skuq, por tha: "Madhëri me këta njerëz nuk di njeriu se ku mbahet. Nuk kanë as më të voglën burrëri. Ku na nxjerrin tani se Sezija nuk ka përfunduar ! Do t'i shkoj përsëri Naserit,"- tha, por Mbreti Zog e zuri për dore e i tha: "Jo, jo, miku im nuk ka problem. I lemë ato garanci që kërkon gjyqi. Më mirë mos të hyjmë më thellë, se kjo shumë nuk do të pengojë. Vetëm shumën e arit që kam në bankën "Miser" të ma lenë të lirë, se dua të shes prej tyre, për të paguar 75.000 lira. Për tre vjet kam hyrë borxh këtu brenda në Egjipt e ndër banka, e pastaj më duhet për të tërhequr arin që kam në bankën "Miser." Mbreti, pas kësaj e urdhëroi avokatin Hasam Saoud : "Më mirë rregulloje sipas ligjit këtë garanci dhe mos të kemi më pengesa." Madhëria e Tij Mbreti Zog u mërzit që e pa Presidentin Kuatly shumë të mërzitur. Ky i fundit nuk dëshironte që t'i linte këtë garanci. Por, Mbreti Zog i tha: "Miku im, jam tepër mirënjohës kundrejt teje. Sikur mos të kishit qenë ju, edhe 2 vjet të tjera nuk do të më lejonin. Tani jemi te qetë. I lini 12.000 lirat, le t'i mbajnë." Me këto fjalë, avokati shkoi që të rregullonte akt-garancinë. Kur shkuam në bankën "Miser," për të tërhequr arin, aty na nxorën shumë ngatërresa. I gjithë qëllimi ishte për të mos lejuar të marrim arin, por këto t' i merrnim në lira egjiptiane. Ne aty kishim ar në dollar amerikan. "Një 5 napolon ari amerikan kushtonte 28 lira egjiptiane, kurse ata duan ta zenë 5 napolonin ar amerikan në 11 lira egjiptiane. Kështu u bë një ngatërresë, saqë patëm një humbje prej 147.000 stërlinash vetëm me arin. Kjo na shkaktoi më tepër probleme se çdo gjë tjetër. U detyruam që t' i pranojmë se vetëm duhet të rrije dhe të shpenzoje edhe më tepër. Mbreti Zog pranoi se nuk kishte se çfarë të bënte. Ndërsa, presidenti Kuatly u përpoq, por ata e gënjenin duke zenë shkaqe turli-turli. Mbreti dha urdhër që të likujdojmë të gjithë pagesat e sa më parë të niseshim për në Europë. Kështu, pasi u la garancia e gjyqit në bankën "Miser," u pagua edhe Kompania "Farose" për bagazhet. Nuk na mbeti gjë, as të pagonim biletat e udhëtimit, por u rregulluam. Si morën fund të gjitha pagesat me hotelet e të tjera dhe bashkë me këtë edhe kompania

ALEKSANDRI, 10 MAJ 1952

Mbreti Zog, më datën 10 Maj 1952, kishte shumë audiencë. Ai ishte në sallon poshtë dhe gjithmonë kishte dhimbje të një ulçere. Por, këtë ditë i kishte peshuar më tepër dhe nuk e ndiente veten mirë. Si mbaroi të gjitha pritjet, në orën 12 të ditës, u ngrit dhe filloi të hipte shkallët. Kishte dy oficerë me vete që e shoqëronin. Kapiten Muharrem Gjoka ishte më pranë. Ndërkohë e sheh se është mjaft i zbehtë dhe e urdhëron që ta mbajnë e t'i rrinë afër. Papritmas, kur ishte në mesin e shkallëve, Mbretit i vjen një krizë aq e rëndë sa po të mos e mbante oficeri, ai do të ishte rrëzuar. Aty e merr për krahu oficeri Muharrem Gjoka dhe e çon direkt në dhomën e fjetjes. Mbreti ishte si i fikur se po i shkonte shumë gjak. Menjëherë thirri dy doktorët e shtëpisë: Doktor Omer Shaukinë dhe Doktor Qemal Jusufatin. Ata menjëherë e trajtuan me akull dhe injeksione. Mezi mundën që pas një ore ta sjellin pak në vete, se ishte i dobësuar krejt dhe kishte humbur shumë gjak. Pas dy orëve erdhi në vete. Ishte shumë i lodhur dhe aq i këputur saqë nuk mund të ngrihej në këmbë. Kishte humbur shumë gjak e u lodh shumë. Po në atë mbrëmje, morëm edhe tre profesorë specialistë të ulçerës dhe ata i bënë të gjitha kurat. Por, u dobësua shumë dhe kështu vazhdoi 4 ditë. Pas katër ditëve, gjendja u përmirësua disi, sa për të ndenjur në karrike. Por, vetëm dhe gjithmonë në dhomën e gjumit e asnjëherë jashtë dhomës. Profesorët që erdhën i thanë se nuk mund të udhëtojë para 2 muajsh.

FRANCË, ABLON 15 MARS 1961

Madhëria e Saj Mbretë'resha Geraldinë, përsëri e thirri profesorin Leneger dhe 2 specialistë të SpitaJit "Foche" të ulçerës. Në konsultë, profesor Leneger tha se : "Këtu nuk është më zemra, por është ulçera dhe lipset për disa ditë të shtrohet në spitalin "Foche." Kurse Mbreti Zog dëshironte të shtrohej në spitalin amerikan, ku punonte profesori lLeneger. Por, aty nuk ishin ato mjete që' i kishte spitali "Foche". Nuk kishte as specialistët e kështu u vendos të shtrohej për nja 10 ditë'. Kjo bëhej, sa për ti bërë gjilpërat dhe siç e vendosën në konsultë.

Më' 20 Mars 1961, ai u shtrua në' spitalin "Foche." Ishte jo dhe aq i lodhur. Gjithmonë' ishte me ato shaka. Por, pinte shumë duhan e kafe dhe hante shumë pak. Aty u zu një apartament ku Mbretëresha Geraldinë ishte gjithmonë me Mbretin. Edhe ne zumë dy dhoma për dy oficerë të' shërbimit. Përditë' e vizitonin Princeshat dhe gjithë personeli i Oborrit. Kolonel Hysen Selmani ishte me Princin Trashëgimtar Lekën, por tri herë ne ditë shkonin dhe e shihnin, ku javën e parë ishte fare mirë'. Edhe në' spital pranonte vizita. E kishte bërë pothuaj si në shtëpi. Përditë i vinin të huajt e shqiptarët. Ishin me qindra. Atij nuk i vinte zor, por kënaqej kur bisedonte me ta. Asnjeherë duhanin nuk e linte dhe as kafen. Kur i vinin vizita ai i priste në një sallon jashtë apartamentit. Nuk mbante kurrë rrobdishambër në takim. Dhe, nuk ka pritur njeri, pa u veshur me rrobe. Ishte i qeshur dhe i palodhur.Kur përnjëherë filloi të ndjejë dhimbje dhe dobësi, menjëherë u thirr profesori Leneger dhe doktorët e spitalit "Foche."Ata na këshilluan të thërrisnim edhe një profesor prej Gjermanie dhe një prej Zvicrës. Kështu do të bëhej nje konsultë e përgjithshme. Ata menjëherë u thirrën dhe erdhën e u vendosën në spitalin "Foche." Më datë' 28 Mars 1961, u bë' konsulta në prezencën e 6 profesorëve më kompetentë' të Europë's. Kë'ta, pasi panë' gjithë' analizat dhe i bënë shumë fotografi, e shikime, pas gjithë këtyre provave konstatuan se, përveç ulcerit, kishte dhe mushkërinë e zezë, në të cilën ishte kancer. Dhe kjo dhimbje e madhe nuk ishte prej ulçerës po prej mushkërisë së zezë. Pas shumë ekzaminimesh, e vërtetuan se është kancer. Profesorët u këshilluan njëri me tjetrin dhe me shumë prova shikonin se a mund t'i bëhej një operacion. E panë si të pamundur, pse kishte arritur në gradën e fundit. Në këtë' mënyrë', ata dhanë' vendimin. Profesorët, pas gjithë analizave e fotografive dhe shikimeve, e panë se sëmundja e Mbretit Zog I nuk kishte asnjë shërim. Çdo gjë tjetër ishte e kotë'.

Thirrën Madhërinë e Saj Mbretëreshën Geraldinë, Princin Trashëgimtar Lekën, Princeshën Sanije e kolonel Hysen Selmanin, dhe ju komunikuan se në konsultën e bërë u konstatua dhe u vërtetua se: "Pas gjithë mjekimeve që i kemi bërë Mbretit Zog, ai nuk ka vetëm ulçerën, por ka shumë' sëmurë edhe mushkërinë e zezë dhe të gjitha dhimbjet i vijnë prej kësaj. Ky është kancer. Bëmë çmos për t'i bërë një operacion, por është' krejt e kotë se mbetet në dorë. Që sot ka për të vazhduar të bëjë këto kura. Nëse fillon një përmirësim, ka mundësi t'i bëjmë një operacion." Pastaj ata dolën.

Profesorët deri diku na këshilluan se: "me këto kura që po i japim e në rast se diktohet një përmirësim i vogël, profesori i spitalit "Foche," do të na vërë në dijeni dhe ne do të vijmë menjëherë. Mund t'i bëjmë një operacion, por ka shumë pak shpresë." Këto ishin fjalët e fundit të konsultës së 6 profesorëve.Në këtë kohë, Princi Leka u mërzit aq shumë saqë nuk përshkruhet. Nga dhimbja e madhe që i erdhi, Ai menjëherë mori specialistët e spitalit "Foche" dhe bashkë me kolonel Hysen Selmanin, shkoi direkt në një apartament privat. Ai mori të gjithë institutet, përsa i përkiste kancerit, në të gjitha vendet e Amerikës. Foli më parë në Boston dhe pastaj me radhë në vendet e tjera. Sapo specialistët e konstatuan këtë kancer, hynë në kontakt me gjithë profesorët për 7 orë me radhë. Ndërsa pamë se nuk mund t'i bëhej një dobi, tani mbetëm në shpresën që na thanë profesorët: Po të përmirësohet pak mund t'i bënim një operacion. Pas këtij komunikimi të profesorëve, Oborri Mbretëror Shqiptar lëshoi një komunikatë urgjente, duke i njohur të gjithë shqiptarët në botën e lirë, si edhe miqtë e shumë personalitete mbi sëmundjen e Mbretit Zog. Këtu poshtë, ne po shënojmë komunikimin e lëshuar, në bazë të konsultës së fundit, prej 6 profesorëve më të mirë të Evropës.

"Vëllezërtëdashur,

Për dijeni, ju komunikojë se: për të mjekuar sa më mirë e që të jetë nën shikimin e vazhdueshëm të doktorëve specialistë, Lartmadhëria e Tij Mbreti Zog I, Mbret i Shqiptarëve, u shtrua në spitalin "Foche." Mbreti ynë i dashur, përveç ulçerës së vjetër që e ka patur prej shumë viteve, vuan edhe nga mëlçia e zezë. Gjendja e përgjithshme shëndetësore vazhdon të jetë në rregull, por Mbreti është i dobësuar nga shkaku i mosmarrjes së mjaftueshme të ushqimit. Njëkohësisht edhe profesorët më të famshëm si në Francë, Gjermani, Zvicër e gjetkë, janë në konsultime gjithmonë. Kemi për t'ju vënë vazhdimisht në dijeni mbi shëndetin e Madhërisë së Tij, Mbretit tonë të dashur." (Kjo komunikatë ju dha edhe gazetarëve).

Tani ndodhemi me një' dhimbje e tronditje e shohim se Mbreti i dashur ka filluar nganjëherë ta humbasë veten. Por, ai shpejt vinte në vete dhe hapte sytë e na shikonte, po jo me dhimbje. Na shikonte me një fytyrë të qeshur e përdridhte mustaqet e bukura. Pastaj na jepte të shikonim se është mirë.

PARIS, SPITALI "FOCH", MË 9 PRILL1961

Data 9 Prill 1961 ora 15.40. Është kjo koha kur Madhëria e Tij, Zog I,Mbret i Shqiptarëve është në një lodhje të madhe. Ai ka marrë Princin Leka në prehër dhe i lëshoi krahun në qafë dhe pastaj i tha me një zë të ulët: "Lekë, tani je burrë. T'i mbani porositë që ju kam këshilluar. Pa masë, asgjë mos t'ju dhimbset për të mirën e Atdheut! Të bëni çdo sakrificë e nëse rasti do ta lipi, edhe jeta mos t'ju dhimbset për të mirën e Shqipërisë e të shqiptarëve." Kur mbaroi këto fjalë ngriti kokën dhe na pa të gjithëve. Me dorën tjetër mori dorën e Mbretëreshës e po shikonte të motrat. Ato ishin të këputura. Fytyra e tij ishte në qeshje si gjithmonë. Pas kësaj, nuk bëri asrnjë lëvizje dhe mbylli sytë e dha shpirtin. Këto minuta nuk ka penë që t' i shkruajë. Kjo dhimbje dhe ky trishtim, kur u dha lajmi i vdekjes së Mbretit të dashur shpërtheu me një britmë e thirrje të njerëzve te pranishëm. Kjo habiti botën brenda e jashtë spitalit. Spitali prej tre ditëve ndodhej i rrethuar prej mijëra shqiptarësh e shqiptareve që kishin vrapuar pa viza nga të gjithë anët e Europës. Kur u dha lajmi i zisë dhe i vdekjes së Mbretit, në' këtë moment aq të trishtueshëm nga thirrjet, ata hynë brenda nëpër koridoret e spitalit. Nuk kishte zemër njeriu që t'i duronte lotët dhe qarjet e tyre, saqë edhe të huajt i derdhnin lotët si ujë prej dhimbjes që ndjenin shqiptarët. Nuk u largonin duke thirrur burra e gra. Ata donin që të rrinin pranë tij: "siç kemi ndenjur për së gjalli, ashtu edhe për së vdekuri, se shpëtimtari ynë është i pavdekshëm." Dhe, siç jemi betuar, ata filluan të betohen prapë. "Ai nuk ka vdekur, por ne kemi mbaruar me mbarë popullin shqiptar,"- thoshnin ata. Madhëria e Saj Mbretëresha Geraldinë ishte shumë e impresionuar dhe nuk mund të qëndronte se ishte shumë e sëmurë. Doktorët e këshilluan që të shtrohej në spital, por ajo nuk pranoi. Mbretëresha rrinte pranë shqiptarëve e duke i derdhur lotët si rrëke. Ajo ishte e habitur në thirrjet e dhimbjet që bëheshin prej shqiptarëve. Po aq u habitën edhe të huajt që qëndronin të trishtuar e me lot në sy.

Princi Trashëgimtar Leka, me të vërtetë u tregua shumë i duruar, tamam si një burrë që pajtohej krejtësisht me zakonet e larta shqiptare. Ai i ka falenderuar pa masë miqtë e huaj e shqiptarët dhe nga ana tjetër, ju foli me respekt të gjithë

përfaqësuesve të shteteve që vinin për ngushëllime. Në këtë kohë, ishte i formuar një komision që kishte të gjitha përgatitjet për plotësimin e nevojave, si pranë qeverisë franceze dhe një pjesë tjetër ishte po ashtu i vlefshëm për pyetjet nga ambasadat dhe për gazetarët, si edhe për ceremoninë e varrimit. Komisioni ishte i përbërë nga 1- Qemal Mesareja, 2-Milto Noçka, 3- Odhosi Dhima, 4- Jusuf Begeja, 5- Sefedin Çollaku e disa të tjerë. Urgjentisht u dhanë telegramet shqiptarëve në të gjitha viset e "Botës së Lirë," mbi vdekjen e Madhërisë së Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve, si edhe kërkohej që të dërgojnë nga çdo qendër delegatët, sa më parë për varrimin e Mbretit Zog. Po ashtu puna ishte dhe për "Vendosjen e Kurorës." Në këtë mënyrë u lajmëruan të gjithë miqtë.

Mëdatën lOPrill 1961, trupi i Madhërisë se Tij Mbretit Zog l, u vu në një arkivol me xhama dhe u vendos për homazhe me një sallon të madh të spitalit. Ai oër 24 orë ishte nën shikimin e shqiptarëve e shqiptareve. Ata i silleshin përqark duke derdhur lot e duke lutur të madhin zot për Shpirtin e Tij. Fytyra e Mbretit të bënte të tronditeshe se ishte e pa prishur. Shumë kujtonin se është i gjallë dhe në 2jumë. Ai tërhiqte vërejtjen e çdo personi dhe goja si gjithmonë i kishte mbetur në formë qeshje.

Presidenti i Republikës Franceze, Excelenca e tij Gjenerali de Gaule, dërgoi ijë delegat. Ai vetë ndodhej në Kot d'Azour dhe i dërgoi një telegram Princit Leka, me një tekst shumë të mirë. Dhe të gjithë përfaqësuesit e shteteve të huaja nike europiane, turk, arabe e të tjerë, dërguan telegrame. Mbreteresha Geraldinë dhe Princi Trashëgimtar Leka I, i kanë falenderuar të gjithë pas kësaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›