Qindra refugjatë mbërrijnë në Lampeduza
Pas një jave ndërprerje, përsëri ka pasur një fluks refugjatësh në ishullin e detit Mesdhe, Lampeduza.
Shërbimi i portit bëri të ditur për rreth 2000 persona kishin mbërritur në ishullin italian me rreth 11 barka. Shumica e refugjatëve vinin nga Libia. Deti i qetë aktualisht i ka favorizuar njerëzit e dëshpëruar të kalojnë detin, të cilët shpesh përpiqen ta bëjnë këtë me anije të papërshtatshme.
Edhe në Sardenjë në fundjavë kanë mbërritur dy barka me refugjatë afrikanë. Rojet bregdetare greke në mbrëmjen e së dielës shpëtuan nga rreziku 67 emigrantë para bregdetit jugor të Kretës.