Mbreti i Pop, Prokuroria: Doktori shkaktoi direkt vdekjen e Michale Jackson
LOS ANXHELOS-Konrad Murrej "ka shkaktuar direkt vdekjen e Majkëll Xheksonit ", duke i lënë pa baba tri fëmijët e këngëtarit të muzikës pop, - i deklaroi prokurori ditën e enjte (3 nëntor) Gjykatës së Los Anxhelosit.
Në argumentimin përmbyllës mjaft emocional pas një procesi gjashtë javor, prokurori David Ualgren tha se Murrej kishte shkelur besimin ndërmjet mjekut e pacientit dhe se veprimet e tij kishin shkaktuar vdekjen e Xheksonit në vitin 2009.
"Veprimet e Konrad Murrej kanë shkaktuar direkt vdekjen e Majkëll Xheksonit. Kjo rezulton evidente. Ajo që duhet vërtetuar, gjetja e përgjegjësisë penale të Konrad Murrej, është që ai ka qenë faktori thelbësor në vdekje. Dhe, ashtu siç e kam parashtruar tashmë, pasojat e qëndrimit të tij profesional nuk mund të ishin të paparashikueshme. Edhe po ta pranonit versionin e mbrojtjes mbi faktet, edhe nëse vetëm njëri prej jush e pranon këtë version, përsëri Konrad Murrej është penalisht fajtor për vrasje pa paramendim", tha Ualgren.
Murrej, i cili ishte punësuar për t’u kujdesur për Xheksonin, ndërsa këngëtari po përgatitej për një numër koncertesh, deklaroi se nuk ishte fajtor për ‘vrasje pa-paramenim’, por nuk dëshmoi personalisht përpara gjykatës.
Ualgren argumentoi se Murrej kishte shkelur detyrën e tij etike dhe ligjore si mjek, duke i dhënë Xheksonit substancën e fuqishme anastezike ‘propofol’, për ta ndihmuar të flinte.
“Unë kërkoj që ju ta shpallni fajtor Konrad Murrej për vrasjen e Majkëll Xheksonit. Konrad Murrej e braktisi Majkëll Xheksonin. Konrad Murrej i dha atij ‘propofol’ dhe e braktisi. Konrad Murrej është penalisht përgjegjës, drejtësia kërkon që të shpallet fajtor".
Murrej ka pranuar që i ka dhënë Xheksonit një dozë të vogël ‘propofol’-i. Por, avokatët e tij kanë argumentuar në gjyq se Xheksoni kishte varësi nga droga dhe e ka shkaktuar vetë vdekjen - ndoshta duke gëlltitur një grusht qetësuesish, duke marrë kështu një dozë shtesë fatale, pa dijeninë e mjekut.
Pritet që pala mbrojtëse të paraqesë po sot (ditën e enjte) argumentet e vet përmbyllës, para shqyrtimit të rastit nga ana e jurisë.
Murrej, nëse shpallet fajtor, rrezikon të dënohet deri me katër vjet heqje lirie.
(NEWS24/BalkanWeb)