E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Veri, KFOR po heq barrikadën në Bërnjak

PRISHTINË- Në veri të Kosovës, sot në mëngjes rreth orës 08:00, ushtarët e KFOR-it kanë filluar të heqin barrikadën e vendosur në rrugën magjistrale Ribariç- Zubin Potok, te vendkalimi kufitar në Bërnjak.
Njoftimi jepet nga mediat serbe. Barrikada ka qenë rreth dy metra e lartë dhe ishte ngritur në 29 tetor, në vendin ku një ditë më parë ishte hequr nga KFOR-i barrikada, që ndodhej prej kohësh afër vendkalimit kufitar në Bërnjak.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›