Mbretit suedez i mbyllen dyert në një restorant gjerman
Pronarja e një restoranti në Ladenburg në Gjermani ka kundërshtuar që të pranojë mbretin e Suedisë, Karl Gustavin dhe bashkëshorten e tij Silvija, kur kanë kërkuar një tavolinë për të drekuar.
” Në restorant ishte rremujei, sepse kishim organizuar një drekë dasme, kurse unë nuk njoha mbretin dhe mbretëreshën, sepse punojë gjithë ditë dhe nuk kam kohë që të lexojë revistat të cilat shkruajnë për këtë botë, ka thënë Nadin Shelenberger, pronare e restorantit Ylli i artë.
Duke mos ditur për kë bëhet fjalë, ajo i ka rekomanduar një tjetër restorant çiftit mbretërorë.
Ndërkohë, burri i pronares Mihael, i cili është kuzhinieri kryesor në restorant, tha se kanë humbur një rast shumë të mirë për ta reklamuar restorantin e tyre dhe ka frikën se ky incident mund ta cenojë reputacionin e restorantit të tyre, që është i njohur në këto anë.
Ai ka thënë se bashkë me bashkëshorten do ti kërkojnë të falur shtëpisë mbretërore në Suedi.
Kur nuk mundën të ushqehen te Ylli i artë, mbreti dhe mbretëresha suedeze, e cila është e lindur pikërisht në afërsi të Ladenburgut, shkuan në sheshin kryesor të qytetit ku u ushqyen me nga një picë.