E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, penalizohen 6 subjekte ushqimore

Gjashtë subjekte ushqimore janë penalizuar, si pasojë e tregtimit të produkteve në kushte të papërshtatshme, sidomos tani që temperaturat e stinës sa vijnë e rriten. Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Konsumatorit të Ushqimit në Qarkun e Fierit, ka zhvillluar këto ditë një seri kontrollesh në dyqane dhe magazina të ndryshme, pa lënë mënjanë edhe subjektet në pikat turistike në Seman, apo në plazhin e Divjakës. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Nevila Bami, kontrollet janë përqëndruar edhe në zonat e prodhimit dhe përpunimit të produkteve me orgjinë shtazore si qumështi, produktet e mishit, etj. Sipas saj, deri tani janë kontrolluar 187 subjekte dhe për shkelje të afateve ushqimore janë penalizuar gjashtë subjekte me një vlere penaliteti prej 7 miljon lekesh të reja .
Sipas saj, kujdesi ndaj këtyre kontrolleve do te jetë maksimal, pasi nëse produktet ushqimore i kalojnë afatet e konsumit te tyre, përbën një rrezik serioz për shendetin e konsumatorëve. Për këtëe arsye, keto produkte duhet të konsumohen gjithnjë brënda afatit të skadimit sidomos në keto ditë me temperatura të larta.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›