Bojken Lako me një 19 vjeçare

Ende pa u zbehur zhurma e ndarjes me bashkëshorten e tij Olesia, vjen një lajm për jetën sentimentale të kantautorit të njohur nga Tirana, Bojken Lako.
Bëhet fjalë për një histori dashurie të saponisur me një artiste të re, shumë simpatike dhe të talentuar, që quhet Semi Jaupaj.
Ajo është një vajzë 19-vjeçare, këngëtare, që ka po të njëjtin pasion për rokun si Bojken, ndërsa është diplomuar në Liceun Artistik në Tiranë.
Ajo njëkohësisht është vokaliste e “Bojken Lako&Brezat”, grup i ri muzikor që është lançuar këtë verë me klipin e tyre të parë së bashku, me titullin “Tiranaaa”.
Semi nuk është një vajzë e panjohur për publikun, pasi ajo ka bërë për vete shumë fansa gjatë debutimeve të saj në “Star Academy”, gara e talenteve të rinj që transmetohej në ekranin “Tv Klan”.
Ajo është vlerësuar me çmim të dytë në “Star Academy”, ndërkohë që Bojkeni është autori i këngëve të saj, si “Afër Meje” në “Top Fest 7”, “Dritë” në duet me Albi Xhepën, ku konkurruan në Festivalin e Këngës 2010 në RTSH dhe “Energji pozitive”, me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike 2010”.
(Gazeta Tema)