Mbrojtësi brazilian, Tiago Silva, është akoma i paqartë për të ardhmen e tij
Milano (Start)- E ardhmja e futbollistit brazilian të Fluminenses, Tiago Silva, ndodhet akoma në udhëkryq. Milani, në pistën që të çon tek braziliani, tani është i shqetësuar edhe nga interesimi i Çelsit dhe Mançester Sitit, veç kokurencës së Interit në Itali. Kuqezinjtë janë të vendosur për të marrë shërbimet e mbrojtësit, duke patur parasysh që kontrata e tij është duke skaduar me klubin aktual.
Kontaktet e Leonardos janë intensive me menaxherin e lojtarit, dhe çështja do të qartësohet shumë shpejt. Për lojtarin Tiago Silva ka shfaqur vlerësimet e tij edhe tekniku i “seleçaos”, Karlos Dunga.
Për vlerat e lojtarit foli edhe lojtari Brazilian i Milanit, Emerson. “Puma” në një deklratë për Mediasetin u shpreh: “Futbolli i sotëm është i ndryshëm, nuk të mjafton vetëm teknika. Tiago Silva është shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë mënyra tij e të luajturit. Është i mirë me kokë, i fortë fizikisht, pra ka të dhëna impresionuese”.
Milani së fundmi po shfaq interes edhe për mbrojtësin kolumbian të Udinezes, Kristian Zapata.