Ronaldo: Unë jam më i miri në botë!
Cristiano Ronaldo beson se ai ka bërë gjithçka që duhet për ta fituar "Topin e Artë" dhe çmimin FIFA-s për Lojtarin më të mirë të vitit, ndërsa ka pohuar se tre vendet e para në botë janë të rezervuara për të dhe pastaj vijnë të tjerët. "Unë jam lojtari i parë, i dytë dhe i tretë më i mirë në botë. Mirëpo pas meje vijnë edhe kandidatë tjerë të mirë, siç është Kaka, Messi dhe Torres". "Mendoj se kam bërë gjithçka që është e domosdoshme për të qenë lojtari më i mirë dhe dëshiroj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen". "Qëllimi im është që të fitoj gjithçka që më del përpara", është shprehur kandidati kryesor për ta fituar "Topin e Artë' këtë vit.