Përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë seancën e sotme stërvitore pasdite
Baku (Start)- Përfaqësuesja shqiptare do ta zhvillojë seancën e ditës së sotme në orën 17:00, me tonën, në stadiumin e Bakut. Kjo stërvitje korespondon me orarin e zhvillimit të takimit ditën e nesërme. Në këtë stërvitje do të marrë pjesë edhe Duro bashkë me portierin Hidi, të cilët mbërritën mbrëmë vonë nga Qipro.
Ditën e sotme futbollistët janë lënë të lirë nga trajneri Ari Han. Disa prej tyre kanë dalur shëtitje në kryeqytetin Baku. Disa të tjerë kanë qëndruar në hollin e hotelit ku është e akomoduar skuadra jonë përfaqësuese, për t'u grumbulluar në orën 17:00.