E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali i Madridit vihet në ndjekje të Mirko Vuçiniçit për sulmin

Madrid (Start)- Reali i Madridit është duke kërkuar në të gjithë kampionatin italian një sulmues për të zëvëndësuar Van Nilsteroin e dëmtuar. Kampionët e Spanjës po hasin në vështirësi për të gjetur një sulmues të përshtatshëm, pasi ekipet italiane janë të vendosura për të mos lëshuar lehtë askënd. Pas interesimeve të shfaqura për Krespon, Shevçenkon, Militon dhe Amaurin, madrilenët janë duke studiuar sulmuesin e Romës, Mirko Vuçiniç.

Sipas të përditshmes Marca, futbollisti është vendosur si prioritet i madrilenëve, dhe vlera e tij mund të shkojë në 20 milion euro. Tifozët e “Bernabeut” e kanë akoma në mendje atë paraqitje të shëlqyer të Vuçiniçit në ndeshjen e vitit të shkuar përballë Romës, ku madrilenët u eleminuan nga Liga e Kampioneve.

Dall'inghilterra rimbalza invece una voce su Didier Drogba. Il tabloid Daily Express scrive di un'offerta in arrivo da Madrid per il centravanti ivoriano del Chelsea.

Nga Anglia vijnë njoftimet për një interesim edhe për sulmuesin Drogba. Tabloidi anglez "Daily Express" shkruan për një ofertë të mbërritur nga Madridi për Chelsin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›