Portieri i Palermos, Ujkani, pritet të aktivizohet nga Hani përballë Azerbaixhanit
Baku (Start)- Portieri i Palermos në Serinë A, Saimir Ujkani, mund të aktivizohet në pjesën e dytë nga tekniku Ari Han. Gardiani i dytë i siçilianëve është grumbulluar rregullisht me ekipin e tij në kampionatin italian. Në stëvitjen e djeshme ai është vlerësuar shumë nga stafi drejtues i kombëtares tonë, të cilët mund ta aktivizojnë në pjesën e dytë.
Portieri i parë në dispozicion të Hanit është Isli Hidi, i cili do të aktivizohet që nga minuta e parë. Aktivizimi i tij në 11-shen e parë vjen si pasojë e mungesës së Beqajt për shkak të një dëmtimi.