Samuel Eto mbështet shokun e skuadrës Leo Mesi për fitimin e “Topit të Artë”
Barcelonë (Start)- Sulmuesi i Bracelonës, Samuel Eto, konsideron shokun e tij të skuadrës, Lionel Mesin, si futbollistin më të denjë për "Topin e Artë". Deklarata e sulmuesit në përkrahje të shokut të tij të skuadrës vjen vetëm pak para shpalljes së çmimit në muajin dhjetor.
Futbollistët më të mundshëm për fitimin e “Topit të Artë” janë Kristiano Ronaldo i Mançester Junatedit, dhe Lionel Mesi i Barcelonës.
Në një intervistë për televizionin francez, TF1, Eto është shprehur: “Ronaldo është një lojtar i madh, por Mesi është më i miri për momentin”.
Më pas Eto e cilëson Mesin si Maradonën e ri, duke shtuar: “Ai është Maradona i ri. Kur ai luan i bën të tjerët të ëndërrojnë lojën e tij”.
Trofeu i “Topit të Artë” jepet nga revista prestigjoze, “Franc Futboll”.