E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja, 8 sqarimet që rrëzojnë hamendësimin e faljes së ujërave



Mbrojtja shqiptare përmes 8 shpjegimeve konkrete u dha dje përgjigje akuzave të opozitës së majtë për dhurim të ujërave tona tek grekët fqinjë.

Ministria e Mbrojtjes është e sigurt në transparencën e saj për nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë. Sipas saj, procedura e ndjekur për realizimin e marrëveshjes nis me takimin e parë në Athinë me datën 7 prill 2008, ku është diskutuar në parim për përmbajtjen e marrëveshjes dhe baza ligjore: - unclos montego bay 1982, ligji i detit. Pala jonë në këtë takim është prezantuar me hartat shqiptare ku ishte hedhur vija bazë ndërkohë që grekët paraqitën direkt vijën ndarëse. Mbrojtja bën të ditur se nuk është rëndë dakord fillimisht dhe është vazhduar me korrespondencat midis dy ministrive të jashtme.

Është bërë një tjetër takim në Tiranë ku është rënë dakord për sistemin wgs dhe koordinatat. Kurse gjatë takimit të tretë është miratuar teksti i plotë i marrëveshjes e cila është nënshkruar me datën 27 mars 2009. Në çështjen e 8-të, qeveria bën të qartë se Shqipëria dhe Greqia si dy vende fqinje bregdetare nuk kanë përcaktuar më parë kufijtë detarë ndërmjet tyre. Protokolli i Firences i 26 korrikut 1926 përcakton vetëm kufirin tokësor. Negocimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë është baza e vetme juridike që mundëson përcaktimin e vijës ndarëse apo me termin e përgjithshëm përcaktimin e kufirit detar ndërmjet dy vendeve.

Dekreti nr. 3321, datë 1.9.1961 “Mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme të Republikës Popullore të Shqipërisë” përcakton se kufiri i jashtëm i ujërave territoriale të Republikës Popullore të Shqipërisë në ngushticat e Korfuzit shtrihet gjer në vijën që përshkon mesin e ngushticave”.

Dekreti nr. 4650, datë 9.3.1970 “Mbi kufirin e Republikës Popullore të Shqipërisë” përcakton: “Ujërat territoriale të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregdetit të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare (22.224 m), duke filluar nga vija e drejtë që shkon nga derdhja në det e lumit të Bunës, nëpër Kepin e Muzhit (Rodonit), të Pallës së Durrësit, të Lagit (kalasë së Turrës), të Semanit, bregut të ishullit të Sazanit dhe gjer në mes të ngushticës së kanalit të Korfuzit.

Çështja I

Ngushtica e Otrantos dhe pika treshe nga ana juridike parashikuar në tri marrëveshje kuadër:

1 Greqi – Itali, nënshkruar në vitin 1977

2. Shqipëri – Itali, nënshkruar në 1992

3. Shqipëri – Greqi, në proces 2009

Asnjëra nga vijat ndarëse nuk i afrohet pikes treshe. Pika treshe do të përcaktohet përmes një marrëveshje tripalëshe, për të cilën akoma nuk kanë filluar negociatat dhe takimet paraprake.

Çështja II

A është gji i mbyllur Gjiri i Sarandës dhe a duhet të konsiderohet gji historik?

Gjiri i Sarandës nga ana juridike, gjeografike dhe historike nuk plotëson asnjë nga të dyja kushtet.

Nga ana juridike

Neni 10

Gjiret

Ky nen lidhet vetëm me gjiret brigjet e të cilit i përkasin vetëm një shteti të vetëm.

Për qëllimet e kësaj Konvente, një gji është një shkallëzim i identifikuar mirë penetrimi i të cilit është në proporcion të tillë me gjerësinë e grykës së tij sa të përmbajë brenda ujëra të kufizuara nga toka dhe të përbëjë më shumë se një kurbë të butë në bregdet. Një shkallëzim nuk do të merret në konsideratë si gji, përveç se kur sipërfaqja e tij është me e madhe ose aq e madhe, sa gjysma e rrethit, diametri i të cilit është një vijë e drejtë e hequr gjatazi grykës së këtij shkallëzimi.

Në asnjë botim detar (në libër apo hartë) nuk është hasur përcaktimi i Gjirit të Sarandës i kufizuar nga Kepi i Qefalit dhe Kepit Dema. Edhe në hartat e prodhuara nga Instituti Gjeografik i Ushtrisë, nuk e gjejmë këtë përcaktim. Pra, si pasojë edhe trekëndëshi i krijuar prej 15 km2 midis vijës ndarëse reale dhe vijës së pretenduar është pa baza juridike dhe profesionale.

Çështja III

Ishulli Barketa, i cili në fakt është një shkëmb

Nga ana juridike

Neni 6

Shkëmbinjtë

Në rastet e ishujve të vendosur në cekina ose të ishujve që kanë bregdet të thepisur, vija bazë për matjen e gjerësisë së ujërave territoriale merret vija e zbaticës në drejtim të detit e shkëmbit, siç tregohet nga simbolet përkatëse në hartat e njohura zyrtarisht nga shteti bregdetar.

Neni 121

Regjimi i ishujve

1. Një ishull është i një formë natyrale toke i rrethuar me ujë dhe i cili është mbi nivelin e ujit në kohën e zbaticës më të madhe.

2. Me përjashtim siç parashikohet në paragrafin 3, deti territorial, zona e zgjatur, zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinental i një ishulli përcaktohen në përputhje me parashikimet e kësaj konvente të zbatueshëm si dhe për pjesën tjetër të territorit.

3. Shkëmbinjtë, të cilët nuk mund të përballojnë banime njerëzore ose jetë ekonomike në pronat e tyre nuk do të kenë zona ekonomike ekskluzive ose shelf kontinental.

Çështja IV.

Lidhur me Kepin e Stillos

Bazuar në Nenin 10 të Konventës, Gjiri i Korfuzit ploteson kushtet si gji i mbyllur dhe vija bazë përcaktohet nga drejtëza që bashkon dy kepet më të dala të gjirit. Sipërfaqja e gjirit të mbyllur të Korfuzit është = 76,95 km2, sipërfaqja e gjysmërrethit është = 69,21 km2.

Ishulli Tongo dhe Ishulli i Stillos

Lidhur me vijën ndarëse që fillon nga piramida 79 e kufirit tokësor, distanca

deri në bregun e Korfuzit (Kepi Sidero) nuk është 16 km (siç pretendohet), por është = 9.91 km.

Çështja V

A është Greqia shtet arkipelag?

Nga përcaktimi ligjor dhe paraqitja gjeografike Greqia nuk është shtet arkipelag.

Çështja VI

Ishulli i Othonit

Nga ana juridike

Neni 121

Regjimi i ishujve

1. Një ishull është i një formë natyrale toke i rrethuar me ujë dhe i cili është mbi nivelin e ujit në kohën e zbaticës më të madhe.

2. Me përjashtim siç parashikohet në paragrafin 3, deti territorial, zona e zgjatur, zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinental i një ishulli përcaktohen në përputhje me parashikimet e kësaj konvente të zbatueshëm si dhe për pjesën tjetër të territorit.

3. Shkëmbinjtë, të cilët nuk mund të përballojnë banime njerëzore ose jetë ekonomike në pronat e tyre nuk do të kenë zona ekonomike ekskluzive ose shelf kontinental.

Nga ana gjeografike

Është vërtetuar se Ishulli i Othonit është ishull i banuar.

Çështja VII.

Procedura e ndjekur për realizimin e marrëveshjes

Takimi i parë në Athinë 7 prill 2008

U diskutua ne parim për përmbajtjen e marrëveshjes

Baza ligjore: - unclos montego bay 1982 ligji i detit

Jemi prezantuar me hartat shqiptare.

ku ishte hedhur vija bazë.

Greket paraqiten direkt vijën ndarëse.

Nuk ramë dakord.

Ka vazhduar korrespondenca midis dy ministrive të jashtme për vërejtjet dhe sqarimet.

Takimi i dytë në Tiranë.

U ra dakord për sistemin wgs dhe koordinatat

Takimi tretë në Tiranë.

U miratua teksti i plotë i marrëveshjes.

Miratimi i marrëveshjes (27 mars 2009).

Çështja VIII

A ka pasur më parë kufij detarë ndërmjet dy vendeve?

Shqipëria dhe Greqia si dy vende fqinje bregdetare nuk kanë përcaktuar më parë kufijtë detarë ndërmjet tyre. Protokolli i Firences i 26 korrikut 1926 përcakton vetëm kufirin tokësor.

Negocimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë është baza e vetme juridike që mundëson përcaktimin e vijës ndarëse apo me termin e përgjithshëm përcaktimin e kufirit detar ndërmjet dy vendeve.

Dekreti nr. 3321, date 1.9.1961 “Mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme të Republikës Popullore të Shqipërisë” përcakton se kufiri i jashtëm i ujërave territoriale të Republikës Popullore të Shqipërisë në ngushticat e Korfuzit shtrihet gjer në vijën që përshkon mesin e ngushticave”.

Dekreti nr. 4650, datë 9.3.1970 “Mbi kufirin e Republikës Popullore të Shqipërisë” përcakton: “Ujërat territoriale të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregdetit të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare (22.224 m), duke filluar nga vija e drejtë që shkon nga derdhja në det e lumit të Bunës, nëpër Kepin e Muzhit (Rodonit), të Pallës së Durrësit, të Lagit (kalasë së Turrës), të Semanit, bregut të ishullit të Sazanit dhe gjer në mes të ngushticës së kanalit të Korfuzit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›