E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja, Starova dhe Spahia, zëvendësit e Imamit



Dy aleatët e PD-së, liberaldemokrati Arian Starova dhe legalisti Eqrem Spahia, që sot janë dy zëvendësministrat e mbrojtjes shqiptare. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e djeshme që z. Eqrem Spahia, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Z. Dashnor Bajaziti emërohet zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Z. Petrit Karabina, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë duke u zëvendësuar nga z. Arian Starova, i cili emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›