Mbrojtja antirakete, Rusia kërcënon NATO-n

Rusia kërcënon sërish aplikimin e mbrojtjes antiraketë kundër mburojes së natës në Europë. Në një takim në Moskë me përgjegjës të Aleancë Atlantike, ministri i Mbrojtjes Serdioukov ka pohuar se nuk ka marrë ende garancitë e kërkuara, pra se infrastruktura e mbrojtjes balistike europiane nuk do te perdoret kunder Rusisë.
Kompletimi i fazes se pare te projektit do te njoftohet ne samitin e NATO-s, qe do te mbahet ne fund te muajit ne Cikago.
"Shperndarja e armeve te reja te sulmit ne jug e veri perendim te rusise per shkaterrimin e komplekseve te mbrojtjes balistike perfshire edhe shperndarja e raketave Iskander ne rajonin e Kaliningrad eshte nje opsion i mundeshem per te shkaterruar mbrojtjen antiraketore europiane", tha komandanti i larte Nikolai Makarov.
Per NATO-n sistemi i tyre mbrojtes nuk kercenon Rusine dhe nuk ka kapacitet per te neutralizuar arsenalin e kesaj te fundit. Sipas zyrtareve te Aleances ai ka si qellim mbrojtjen nga nje sulm i mundshem iranian.