E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i noterëve, Berisha: Shërbim më modern për qytetetarët

Kryeministri Berisha ka garantuar noterët se qeveria do të angazhohet për shndërrimin e këtij shërbimi në një shërbim modern, transparent, e me emër të mirë të interes të qytetarëve dhe të vendit.

Duke folur në kongresin e noterëve, kryeministri Berisha  ka vlerësuar rolin e noterëve në funksioninimin e një shteti ligjor. "Qeveria shqiptare ka besim të madh, vlerëson rolin themelor dhe do bëjë gjithçka në një bashkëpunim të frytshëm që ju të shndërroheni në një nga shërbimet më moderne në Shqipëri e Evropë” shtoi ai.
 

Ai ka theksuar se është për t`u vlerësuar vullneti për t`u përmirësuar e reformuar në mënyrë të vazhdueshme. “Do të keni mbështetjen tonë të plotë. Drejtuesit tuaj dhe ju dëshmoni gjithnjë e më shumë aftësitë vetërregulluese që është mekanizmi më themelor për të garantuar autonominë. Kemi besim tek ju dhe në procesin e reformave, në interesin më të mirë të qytetarëve, biznesit, llogarisim zgjerimin e përgjegjësive tuaja, funksioneve dhe kjo sjell shërbimet më të mira, më pak burokratike, më të shpejta, më të sigurta për qytetarin” shtoi Berisha.

Sipas tij, nuk ka rrugë më të sigurtë për të parandaluar krizat ekonomike, për të shpejtuar zhvillimin se përpjekjet e një shteti dhe shoqërie për garantimin e lirisë së tregut.

" Shërbimi juaj ka një rëndësi jetike në luftën kundër krimit finaciar dhe larjes së parave. Çfarë tregojnë të gjitha analizat të lidhura me terrorizmin? Terrroizmi ka një mekanizëm pa të cilin nuk mund të ekzistoj dhe kjo është larja e parave. Kontributi juaj në këtë fushë është vendimtar. Lufta kundër larjes është një luftë për sigurinë dhe siguria është më e para për çdo vend, për çdo shoqëri. Nuk ka rrugë më të sigurtë për të parandaluar kriza ekonomike, për të përshpejtuar zhvillimin e një vendi sesa përpjekja për garantimin e lirisë së tregut dhe ajo në themel ka konkurencën e lirë, dhe në këtë kontekst ju me zyrat tuaja keni rëndësi të kontribuonin në një nga sektorët më të rëndësisishëm” shtoi më tej Berisha
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›