E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikipedia mbyll faqen ne anglisht ne shenje proteste ndaj ligjit ne SHBA

Faqja e internetit që ofron njohuri të ndryshme, Uikipedia e ka mbyllur faqen e saj në gjuhën angleze për 24 orë, ne shenje proteste kundër një legjislacioni që po konsiderohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fondacioni Uikimedia tha se nëse legjislacioni përkatës bëhet ligj, interneti do të jetë më pak i lirë dhe i hapur, dhe se autoritetet do të kenë mjete të reja për censurim të faqeve ndërkombëtare të internetit, brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Legjislacioni në fjalë, i quajtur "Ndalimi i veprimeve të piraterisë në internet", në Shtëpinë e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan është dizejnuar për të luftuar shitjet e paligjshme të produkteve pirate amerikane. Mbështetës të këtij legjislacioni janë industritë e filmit dhe muzikës, të cilët thonë se do të humbasin miliona dollarë kur prodhimet e tyre shpërndahen në mënyra të paligjshme. Ndërkohë, kritikët e legjislacionit kanë bërë me dije se një ligj i tillë mund ta dëmtojë industrinë e teknologjisë dhe të shkelë të drejtat e lirisë së shprehjes. Uikipedia është një nga dhjetë faqet më të vizituara të internetit në botë, e cila ka me miliona vizitorë çdo ditë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›