Greqi, bisedimet me bankat private po përparojnë

Bisedimet e qeverisë me bankat private në Greqi, për ristrukturimin vullnetar të borxheve kanë pasur përparime.
Kryeministri Lucas Papademos njoftoi në një deklaratë për shtyp për zhvillimin e këshillimeve "të konsiderueshme". Negociatorët e bankave folën në Athinë për "debat produktiv".
Kusht për një paketë të dytë ndihme për Greqinë është që kreditorët privatë të heqin dorë nga 50 përqind e kërkesave të tyre.