Lojtarët e hendbollit të Maqedonisë brohoritje antishqiptare

Lojtarët e skuadrës së hendbollit në Maqedoni kanë brohoritur dhe kënduar mbrëmë këngë raciste dhe antishqiptare pas përfundimit të përballjes me Çekinë.
Brohoritjet dhe kënga ofenduese kundër shqiptarëve u kënduan nga lojtarët maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, e vlefshme për Kampionatin evropian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi, informon agjencia e lajmeve INA.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! Ka dënuar brohoritjet skandaloze të tifozëve të kombëtares së Maqedonisë në hendboll ndërsa ka kërkuar që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurën për nxitje të urrejtjes ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme.
Skuadra e Maqedonisë në hendboll përbëhet nga lojtarë maqedonas dhe s`ka asnjë lojtar të komuniteteve të tjera.