E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet gazetari i VOA

Persona të armatosur në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit kanë qëlluar për vdekje një gazetar që punonte për Zërin e Amerikës.
Mukarram Khan Aatif, i cili raportonte për radion Deewa të Zërit të Amerikës u sulmua tek një xhami pranë shtëpisë së tij në Shabqadar.
Zona ndodhet rreth 35 kilometra nga Peshavari.
Autoritetet policore bene me dije se dy persona me motoçikletë iu afruan xhamisë gjatë lutjeve të mbrëmjes. Një prej tyre hyri brenda dhe e qëlloi në kokë gazetarin para se të largohej. Te aferm te gazetarit u shprehen se me here tai kish marre kercenime me vdekje nga ekstremistet . Një zëdhënës i rrjetit Taleban në Pakistan tha se kjo organizatë ishte përgjegjëse për vrasjen e gazetarit .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›