Kriza greke, prek edhe bizneset në Gjirokastër
GJIROKASTËR- Bizneset e qarkut të Gjirokastrës po përballen me vështirësi ekonomike. Shkak për këtë është ndikimi i vendit fqinj, Greqisë që vijon të përballet me një krizë të thellë ekonomike.
Kreu i dhomës së tregtisë Gjirokastër, Mustafa Devolli ka deklaruar për News 24 se zhvillimi i bizneseve në këtë qark është vështirësuar në mënyrë të ndjeshme, për faktin se shumë prej tyre operojnë me shtetin grek, duke nisur nga fasonët, sektori i ndërtimit, supermarketet, etj.
“Bizneset kanë marrë masa për të mbijetuar në treg”, tha ai.
Sipas tij, veprimtaria e përbashkët import-eksport nuk është në nivelet e mëparshme dhe bizneset vendase janë të detyruar të tregojnë me cmime të ulta për të mos humbur pozicionin e tyre në treg
Edhe pse sipas Devollit fuqia punëtore në biznese nuk është ulur, në shumë prej firmave po operohet me periudha sezonale.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)