Mbrojtja e mjedisit, program i ri për arsimin fillor
Tiranë-Programi mësimor do të pasurohet me tema për mjedisin. Projekti pilot do të realizohen në 2000 klasa të arsimit fillor ne disa shkolla 9-vjeçare të shtrira në gjithë vendin. Projekti me temë “Iniciativa të edukimit mjedisor me në qendër, fëmijët” financohet nga qeveria britanike dhe UNICEF.
Memorandumi është firmosur me Ministrinë e Arsimit dhe do të bëjë të mundur pasurimin e programit mësimor të klasave të V-ta me tema për mbrojtjen e mjedisit.. Kështu arsimi fillor do të ketë të ndërlidhur teorinë dhe aktivitetet praktike mbi konceptet e mjedisit, kulturën e ruajtjes e zhvillimit të qendrueshëm të tij në Shqipëri.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e konsideron këtë projekt shumë të nevojshëm, pasi përvetësimi i njohurive nga fëmijët, i bën ata më të përgjegjshëm në të ardhmen për konceptet moderne të zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit ku jetojnë.
Projekti, i cili tashmë ka nisur, do të zgjasë deri më 2010, me një buxhet prej 1.5 milion euro. Në fund të tij, pritet që rreth 80% e fëmijëve në rreth 2.000 klasa të arsimit fillor, të kenë fituar sjellje pozitive ndaj mjedisit.