Elbasan, 19-vjeçarja vetëhelmohet, shkak xhelozia
Elbasan-Një 19-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen duke pirë një helm që fermerët e përdorin për spërkatjen e vreshtave. Ajo është dërguar me urgjencë në spital nga të afërmit e saj. Për disa orë rresht ka qendruar në gjendje shoku, por tashmë mësohet se shëndeti i saj është drejt përmirësimit.
Vajza në moshë të re ka luftuar me vdekjen pasi nuk ka duruar dot debatin e shkaktuar mes saj dhe të dashurit. Mësohet se shkak i këtij veprimi është xhelozia. E reja nga qyteti i Elbasanit i është drejtuar një Farmacie bujqësore sapo është ndarë nga shoku i saj. Kanë qenë prindërit ata që kanë kapur në kohë, fëmijët e tyre të helmuar, ndaj edhe i ka shpëtuar vdekjes, edhe pse kishte marrë një dozë të madhe helmi bujqësor.