E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugina e Preshevës voton për këshillat e pakicave

Në Serbi sot po zhvillohen zgjedhjet për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare. Ne kete proces jane edhe shqiptaret e Lugines se Presheves, per te zgjedhur Këshillin e tyre Nacional. Ne tre komunat e Lugines, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, qe ne oren 07:00 te mengjesit janë hapur 55 qendra votimi dhe te drejte vote kane rreth 27 mijë qytetarë shqiptarë, ndersa qendrat e votimit do te mbyllen në oren 20:00 të mbrëmjes. Këshilli Nacional i shqiptarëve do të kete 29 anëtarë, ndersa ne gare jane dy listat zgjedhore, ajo e Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar.

Kjo është hera e parë ne Serbi që pakicat te zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe pas formimit të këshillave kombëtare te kërkojnë të drejtat në institucionet e Beogradit, si edhe në ato ndërkombëtare. Zgjedhjet e sotme po monitorohen nga vëzhgues të Organizatës për zgjedhje të lira dhe demokratike-CESID.Po ashtu sot në rajon përvec përfaqësuesve të ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave po marrin pjesë edhe ata të OSBE-së, ambasadës amerikane si dhe ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

Nderkaq, Ambasadori i Shqipërisë ne Beograd Shpetim Caushi qëndroi në Luginën e Preshevës në fundjavë. Në takim me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, Ambasadori çaushi, ka biseduar për gjendjen aktuale politike dhe ate të sigurisë në rajon, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve për themelimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Tirana zyrtare i ka dhënë përkrahje themelimit të Këshillit Nacional të shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Dhimitër Adhami < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›